Mbante 21 gramë drogë me vete, shqiptari për t’i shpëtuar arrestimit bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Mbante 21 gramë drogë me vete, shqiptari për t’i shpëtuar arrestimit bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Policia e Perugia-s në një vendngjarje

Një incident ka ndodhur në Perugia të Italisë, teksa të paktën 2 efektivë të policisë përfunduan me dëmtime serioze në spital, pas dhunës së pësuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Media e vendit fqinj raportoi ngjarjen e ndodhur dje (14 Gusht), teksa protagonisti i agresionit të paprecedentë dyshohet se është një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pasi u desh të spërkatej me spraj nga policët.

Kanë qenë vetë agjentët e Policisë së Shtetit të Perugias që e kanë ndaluar 34-vjeçarin, emri i të cilit nuk u publikua.

Shkak ka qenë refuzimi i shqiptarit për t’iu nënshtruar një kontrolli fizik pas ndërhyrjes policore, sepse nëpër xhepa rezultoi më pas se mbante një sasi lënde narkotike prej 21,19 gramë hashash. Në përpjekje për të shpëtuar, agresori përdori grushte, shkelma dhe mjete rrethanore të forta, si dërrasa, për të goditur efektivët në aksion. Si rezultat dy prej tyre morën lëndimet dhe u dërguan në spital, shkruan "perugiatoday".

Ngjarja mori fill pas një raportimi se dy burra po ziheshin mes tyre. Skuadra e gatshme shkoi menjëherë, por sipas qytetarit që sinjalizoi, 2 burrat ishin larguar drejt “Piazza Grimana”. Një prej të dyshuarve u gjurmua më pas në afërsi të “Corso Garibaldi”.

Kur efektivët kërkuan dokumentin e identitetit, shqiptari që dukshëm ishte edhe nën efektin e pijeve alkoolike, tentoi t'i shmangej kontrollit duke u larguar. Teksa ndiqej nga oficerët, ai mori një dërrasë, duke goditur fortë një prej tyre në ballë. Një përleshje e dhunshme pasoi me shqiptarin, i cili vazhdoi të godiste me shqelma dhe grushte në drejtim të dy efektivëve.

Këta të fundit u kundërpërgjigjën me spraj paralizues, duke e vënë nën kontroll. Kurse nga kontrolli brenda çantës iu gjet sasia prej 21.19 gramë hashash, që dyshohet se do e shiste dhe që u sekuestrua si provë materiale. Shqiptari iu nënshtrua hetimeve për akuzat e “kundërshtimit dhe plagosjes së një zyrtari publik” dhe “posedim të lëndës narkotike” për qëllime shitjeje.

Dy policët po trajtohen në spitalin Santa Maria Misericordia në Perugia, pasi rezultuan me lëndime që klasifikohen se shërohen në 5 ditë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar