Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shiste kanabis në rrugët e qytetit. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ka rënë Ropi Tajko ndërsa është vënë nën hetim i identifikuari si A.M i cili po blinte një sasi kanabisi nga Tajko.
Ropi Tajko është kapur në flagrancë nga policia teksa po i shiste personit të vënë nën hetim një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të të arrestuarit.