VIDEO/ Mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave, dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare në Greqi

VIDEO/ Mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave, dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare në Greqi

Pamje nga banesa

Një nënë shqiptare në Greqi është dënuar me 8 vite burg, pasi mbante tre fëmijët e saj të mitur në kushte çnjerëzore, mes minjve dhe buburrecave. Ajo u dënua, nën akuzën për trajtimin çnjerëzor ndaj fëmijëve të saj.

Ngjarja u bë publike në mediat greke pak ditë më parë, ku u vërejt se nëna e tre fëmijëve 2, 3 dhe 6 vjeç, i mbante fëmijët në kushte çnjerëzore. Babai i dy prej fëmijëve, 2 dhe 3 vjeç, pasi njërin e kishte nga një martesë e mëparshme, një shtetas grek, marinar me profesion, u kthye pas 1 viti udhëtim dhe kërkoi që të takojë fëmijët që rrinin me ish-bashkëshorten.

Por ai u përball me një skenë të tmerrshme, pasi fëmijët jetonin mes minjve dhe buburrecave në shtëpi. Pamjet nga shtëpia e ferrit në Agios Panteleimon janë tronditëse, ndërsa videon janë bërë publike nga mediat greke.

Fqinjët tentuan të ndihmonin fëmijët, por edhe babain e tyre, i cili sipas asaj që tha një qiramarrës i pallatit dhunohej nga gruaja. Sipas një fqinji të familjes në Agios Panteleimon, gruaja "ishte e rrezikshme" dhe se fëmijët "dhunoheshin".

‘Unë jetoj në pallat dhe kishim marrë vesh që gruaja nuk është mirë. Burri i saj i ligjshëm dhunohej, ndërsa drama me fëmijët vazhdonte. Fëmijët qanin, dhunoheshin, e dinte gjithë pallati dhe ajo bërtiste.’- u shpreh një fqinj.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS