Mbante gruan, vajzën dhe nënën të mbyllur në banesë, 35-vjeçari i monitoronte me kamerë kur largohej! U bllokonte edhe valët e telefonit

Mbante gruan, vajzën dhe nënën të mbyllur në banesë, 35-vjeçari i monitoronte me kamerë kur largohej! U bllokonte edhe valët e telefonit

1705840832_policia.jpg

Një 35-vjeçar, Jetnor Zh. mbante të mbyllur në banesë gruan, vajzën dhe nënë e tij. Policia e Tiranës, thotë se i riu ndërsa largohej nga banesa i monitoronte me kamerë.

Madje ai u ndalonte edhe komunikimin me persona të tjerë duke u bllokuar valët e telefonit.

"Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. 

Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër