Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet, një pistoletë dhe një armë gjahu pa leje.
Stefan Thanasko mbante në banesë edhe municion luftarak që iu sekuestrua në kuadër të operacionit ‘Strike 5’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komento