Kylian Mbappe ka tronditur Paris SG. Sulmuesi 21-vjeçar sipas mediave në Angli i ka deklaruar francezëve se verën e ardhme dëshiron të ndërrojë klub.
Për sulmuesin prej dy vitesh shumë klube kanë qenë të gatshme të bëjnë çmendurira në merkato, por Paris SG synon që ta mbajë në skuadër dhe të rinovojë me të, pasi kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2022. Gjithsesi deri më tani çdo tratativë e Paris SG për të rinovuar është hedhur poshtë nga futbollisti.
Ky ndërkohë është një lajm i gëzueshëm për Real Madrid, por jo vetëm. Edhe Liverpool, por edhe Manchester City mbajnë nën vëzhgim Mbappe-n.