Mbaron epoka e Llallës,PD-LSI
kundër kryeprokurores së re
 

Mbaron epoka e Llallës,PD-LSI<br />kundër kryeprokurores së re<br /> <br>
Arta Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë e cila do të ketë mandat të përkohshëm. Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Zgjedhja e Kryeprokurores së re është bërë përmes një seance të tensionuar ku nuk munguan as tymueset dhe fladanët nga deputetët e opozitës. Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Endri Hasa kanë qenë deputetët e PD të cilët kanë hedhur tymuese e ngjyrues në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Referuar rezultatit të votimit me shumicë të thjeshtë, ku në Kuvend merrnin pjesë 74 deputetë, katër prej tyre kanë kundërshtuar vendimin e grupit parlamentar socialist për të mbështetur Arta Markun. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me të katërta votat nga radhët e PS. Nga grupi parlamentar socialist ka munguar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërsa nga PDIU morën pjesë dy deputetë, Reme Lala dhe Aqif Rakipi, por për ata nuk dihet si kanë votuar. Kujtojmë që PDIU paralajmëroi pak ditë më parë se do votonte kundër Kryeprokurorit të Përkohshëm. 
 zgjidhet arta marku
(Votimi për Kryeprokurorin)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Grupi parlamentar i PS i mbledhur në selinë rozë në orën 09:00 vendosi të mbështesë kandidaturën e ish-prokurores së Shkodrës, ndërsa u mblodhën firmat e 28 deputetëve, duke çuar kështu në Kuvend për votim emrin e vetëm si pasuese të Adriatik Llallës. 

[gallery]25143[/gallery]

Arta Marku u zgjodh në një seancë e cila jashtë u shoqërua gjithashtu nga tensione pasi opozita nisi një protestë që në orën 09:00 për të kundërshtuar vendimin e maxhorancës. Qëndrime të forta kundërshtuese pati në Kuvend nga deputetët e PD dhe LSI, të cilët tentuan të bllokojnë foltoren, duke bërë që Ruçi të ndërpresë seancën për disa herë. Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër, duke mbledhur një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi. Në garën për Kryeprokuror ishin edhe Ferdinand Elezi e Ermira Tafani por nuk morën mbështetjen e PS. 

Lajmet minutë pas minute nga seanca e Kuvendit:

Ora 12:00 Mbyllet protesta, shpërndahen mbështetësit e opozitës
Pas rreth tre orë proteste të shoqëruar me incidente dhe përplasje me forcat e policisë, është mbyllur protesta e PD dhe LSI, kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm. Kuvendi zgjodhi me votat e maxhorancës Arta Markun në krye të organit të akuzës, ndërsa deputetët e PD protestuan duke u konfrontuar me punonjësit e Gardës së Republikës në foltoren e Kuvendit. Gjithashtu, ata hodhën tymuese e flakadanë në drejtim të deputetëve të maxhorancës, kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Ruçit.

Ora 11:52 "Betohem"! Arta Marku betohet me dorën në Kushtetutë
Kryeprokurorja e Përkohshme e zgjedhur, Arta Marku është betuar me dorën mbi Kushtetutë. "Betohem", ka thënë Marku. 

Ora 11:45 Arta Marku mbërrin në Kuvend për të bërë betimin
Kryeprokurorja e zgjedhur, Arta Marku pritet të bëjë betimin përpara deputetëve në Kuvend. Kuvendi ka ndërprerë seancën për pak minuta dhe do rinisë për betimin e Arta Markut. 

Ora 11:40 Votimi, dy deputetë kundër dhe dy abstenim nga maxhoranca
Dy vota kanë qenë kundër dhe dy abstenim zgjedhjes së Arta Markut Kryeprokurore të Përkohshme. Dy deputetët e PDIU, Reme Lala dhe Aqif Rakipi kanë marrë pjesë në votim, por nuk dihet cila ka qenë vota e tyre.

Ora 11:35 Kuvendi zgjedh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme
Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi ka zgjedhur Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme të Republikës. 

Ora 10:35 Petrit Vasili: Turpi i zi për ju të gjithë. Nuk e mendoja kurrë që do ktheheshit në një instrument të një të shkari. Ata që e kanë zanat amoralitetin nuk kanë pse t’iu infektojnë edhe juve. 

Ora 10: 30 Qëndron në rend dite çështja e kryeprokurorit
Kuvendi voton, mbetet në rend dite çështja e kryeprokurorit. Deputetët e opozitës godasin me duar tavolinat në shenjë proteste. Basha: Kushtetuta ju thotë qartë që nuk e keni këtë të drejtë. Tërhiquni tani, ndryshe do të përballeni me ne.

Ora 10: 27 Kryemadhi: Asnjë prokuror nuk i pastron paratë e drogës që mbulojnë gakun e shqiptarëve. Kryeprokurori i Përkohshëm nuk është në rend dite.

Ora 10: 25 Basha: Hiqni nga rendi i ditës Kryeprokurorin
"Në emër të gjithë opozitës parlamentare keni një kërkesë me shkrim nga grupet parlamentare. Është detyra jote, e të gjithëve, të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës. Kushtetuta është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta ta ndalon të bësh kapjen e kryeprokurorit, Reforma në Drejtësi e ndalon gjithashtu. Prokurori nuk mund të zgjidhet me më pak se 3/5 e votave, pa vetting. Mbi kërkesat ke urdhrin sublim të sovranit, tërhiqu nga shkelja e Kushtetutës, ndryshe opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër, por të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës. 

Ora 10:20 BerishaSot ndodhi ajo qe ska ndodhur kurre ne historine e ketij parlamenti. Nje deputeti i jepet fjala, nje kryehorr, nje pis pisi, nje funderrine qe do sot te behet kryeprokuror, fut Garden ne nje akt te pashembullt, per te nderprere te drejten e fjales te cilen e mora ne perputhje te plote me proceduren. Me kete akt ky horr shpall lufte ne parlament dhe te jete i bindur qe do ti qendrojme dhemb per dhemb ketij kryepisi dhe kryehorri te Shqiperise, atij qe kerkon sot te behet edhe kryeprokuror i Shqiperise!

Ora 10:15 Berisha përplaset me Gardën, ndërpritet seancaIsh-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën në Kuvend, por nuk i është dhënë nga Ruçi. Ai i është drejtuar me forcë foltores, ku është përplasur me punonjësit e Gardës. Imazhe të rralla këto nga veprimet e ish-kryeministrit në Kuvend. 

Ora 10: 10 Basha: Momenti i fundit, tërhiquni!
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka marrë fjalën për procedurë në nisje të seancës plenare. Basha i bëri sërish thirrje mazhorancës të tërhiqet nga zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm, duke iu thënë se ky është momenti i fundit për ta bërë.

"Sot është një ndër ditët më dramatike për këtë Parlament, një ndër ditët më të rënda për demokracinë dhe një ndër ditët më të vështira për qytetarët. Shumica parlamentare, në dhunim të Kushtetutës, po kërkon të marrë një pushtet që e ka të ndaluar ta prekë, t’i afrohet. Kjo është një seancë antikushtetuese. Në mënyrë tinëzare, shumica po bëhet gati për një grusht të mirëfilltë shteti. Reforma në Drejtësi ja ndalon një force të vetme emërimin e kryeprokurorit. Ju jeni të vendosur të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj dhe pasuritë tuaja. Ky është momenti i fundit, çasti i fundit ku ju kërkoj të tërhiqeni. Bindeni urdhrit të popullit", tha Basha. 

Ora 10:00 Nis seanca e Kuvendit, zgjedhja e Kryeprokurorit në rendin e ditës
Ka nisur seanca e Kuvendit. Në rendin e ditës është parashikuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm. Ndërkohë opozita ka nisur një protestë përpara Parlamentit. Mbetet për t'u parë qëndrimi i deputetëve të PD dhe LSI në sallën e Kuvendit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit