
Foto ilustruese nga shkatërrimi i Gazës
Spitali Al-Shifa, më i madhi në Gaza, sipas raportimeve është vetëm disa orë larg mbylljes nëse karburanti nuk do lejohet në Rripin e Gazës.
Nuk dihet se çfarë do ndodhë me fatin e rreth 40 mijë banorëve të evakuuarve që janë strehuar në spital, mijëra palestinezëve të plagosur dhe foshnjave në inkubatorë, raporton Aljazeera.
Netanyahu dhe kabineti i tij vendosën të mos lejojnë karburantin në Gaza. Ata gjithashtu nuk kanë dhënë asnjë parakusht se si karburanti mund të hyjë në Gaza. Kjo i ka lënë spitalet pa mundësi për të vazhduar punën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët








