Mbaron mandati në Tiranë,Wollfarth:
Shqipëria, në një fazë të re dinjiteti

Mbaron mandati në Tiranë,Wollfarth:<br />Shqipëria, në një fazë të re dinjiteti
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Kreu i delegacionit të OSBE në vendin tonë, të dielën së bashku me bashkëshorten e tij do të udhëtojë drejt Kuvajtit për të marrë detyrën e re.
 
Në fund të mandatit të tij, ai ka organizuar një pritje me krerët më të lartë të shtetit e politikës, por edhe gazetarë e diplomatë.
 
Duke vlerësuar punën dhe qëndrimin në vendin tonë, kreu i OSBE në fjalën e tij tha se e vlerëson të përmbushur misionin e tij në Shqipëri. Ndërkaq, Wollfarth, është shprehur me nota pozitive edhe për procesin zgjedhor, duke e cilësuar të qetë dhe si shumë të rëndësishëm faktin që u pranua nga të gjitha palët. Kjo sipas ambasadorit, e ngre Shqipërinë në një shkallë më të lartë dinjiteti.
 
“Puna e prezencës së OSBE është një punë ekipi, dhe që bëhet për Shqipërinë për një të ardhme më të mirë. E konsideroj të përmbushur misionin tim. Por etapa vazhdon. Pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet kishin një rezultat të qartë që u pranua nga të gjithë, dhe duhet përgëzuar mënyra si u pranua. Duhet bërë ende shumë punë për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Do doja të vazhdonit me të njëjtin besim. Mua më ka pëlqyer shumë puna dhe qëndrimi në Shqipëri, edhe pse nuk ka qenë shumë e lehtë. Do doja të përgëzoja veçanërisht ata që fituan besimit e popullit dhe gjërat po zhvillohen mirë deri tani me sa duket. Ajo çka më gëzon edhe se e shoh Shqipërinë në një fazë më të lartë dinjiteti dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë”, u shpreh Wollfarth.
 
Kreu i delegacionit të OSBE në Shqipëri, tha se kjo prezence tashmë do të drejtohet nga zëvendës kreu i OSBE, Robert Wilton, deri në emërimin e një kreu të ri.
 
Ndërkaq ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, u ndal edhe tek kultura shqiptare, duke vlerësuar këtë fushë në vendin tonë.
 
“Shqipëria është kaq e pasur me kulture dhe do doja të nxirrte më të mirën e saj në këtë fushë, ta shprehte sa më mirë”, tha ambasadori.
 
Eugen Wollfarth është një diplomat gjerman dhe që nga 16 shtatori i vitit 2010, ai shërben si kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës