Mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga dozat e ardhura sot , 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe pjesë tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen ndaj pandemisë.
Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.
Lajmi kryesor:
Mbërrijnë 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer! Sot janë vaksinuar 19.886 persona, mbi 530 mijë vaksinime në total











