Mbërrin dërgesa e parë me ndihma mjekësore nga BE/ Soreca: Fakt se jemi më afër se kurrë Shqipërisë! Manastirliu: Do shkojnë për mbrojtjen e mjekëve

TIRANË- Dërgesa e parë e grantit prej 4 mln euro të dhëna nga BE-ja, të materializuara në pajisje mjekësore ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Këto kuti janë të përbëra nga 110 mijë doreza, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektant për duart, teksa javën e ardhshme priten të vijnë kite testimi, 50 ventilatorë dhe 5 ambulanca. Dorëzimi i këtyre 400 kuti është bërë nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij  tha se ky është një fakt se Europa është më afër se kurrë krah Shqipërisë.

"Për mua personalisht është një moment i rëndësishëm të dorëzim të pjesës së parë që i dorëzojmë ministrisë së Shëndetësisë. Këtu mbrapa nesh keni mundësinë që të shihni një pjesë, 400 kuti të tjera si pjesë e këtij donacioni, 4 mln euro të dhëna donacion nga Bashkimi Europian. 110 mijë doreza, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektat për duart. Javët në vijim do t'i vijë kite testimi të tjera, 50 ventilatorë dhe 5 ambulanca. Kjo listë janë identifikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Faktet flasin vetë, ne qëndrojmë afër Shqipërisë jemi më afër se kurrë", tha Soreca. Pyetur nga Report Tv se si do i vlerësonte masat e marra lehtësuese nga ana e qeverisë, ambasadori tha se vendi ynë nuk do kishte arritur kaq shpejt në këtë fazë nëse nuk do ishin marrë në kohë masat, e mbi të gjitha respektimi nga ana e qytetarëve. 

"Ne kemi mundësinë që kjo gjë të bëhet se disa masa tejet të rëndësishme u morën që në hapat e para. Me sa shikojmë, po ecet në mënyrën e duhur, prandaj janë lehtësuara disa masa. Ato masa që u ndërmorën nga qeveria, nuk do ishin të mundura nëse nuk do të ishin qytetarët që do të tregon atë disiplinë. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të disiplinuar, virusi është këtu end,edhe me relaksimin e masave duhet të tregojmë sa më shumë", tha Soreca.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se këto pajisje do të shkojnë për mbrojtjen e personelit shëndetësor, nisur nga fakti se masat po lehtësohen.

"Ashtu si ambasadori, këto janë faktet dhe ato flasin vetë. Është një ndihmë shumë e vlefshme, e ka treguar mbështetjen gjatë këtyre viteve, por edhe në momentet e vështira siç ishte tërmeti, por edhe në situatën e kësaj pandemie, tregojnë vlerat e larta që janë në zemër të BE-së. kemi bërë një vlerësim të thellë të nevojave, jemi në një moment për hapjen e kujdesshme, është shumë e rëndësishme për të rritur vigjilencën, për të ruajtur personelin shëndetësor. Do të ketë edhe dërgesa të tjera. Tani që masat do të relaksohen, do të kenë më shumë nevojë që sistemi i personelit mjekësor për të qenë brenda protokolle", tha Manastirliu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 05/05/2020 08:55

    Jemi bere si vend afrikan. Gezojme per ndihma. Maska dhe doreza Sa posht po biem. Faleminderit politikes qe vazhdon e mban kete popull dele me propagande vetem e vetem per vota Mjaft mjaft.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave