Shkodër/ Mbërrin helikopteri i FA për të shuar flakët në lagjen Qafëhardhi! 110 zjarrfikësa dhe 160 policë e punonjës bashkie në terren

Ka mbërritur në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, helikopteri i Forcave të Armatosura, Cougar,  i cili po ndihmon forcat zjarrfikëse për të shuar flakët masive që kanë përfshirë disa banesa.

Ndër të tjera, kryebashkiaku Benet Beci njofton se për shuarjen e këtyre flakëve janë mobilizuar 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Po ashtu, në terren ndodhen edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi