Shkodër- Që prej orës 18:55 minuta në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës pranë tregut të rrobave të përdorura një zjarr përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv duke përfshirë disa banesa.
Siç raporton gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, në vendngjarje janë 21 mjetet zjarrfikëse dhe 110 efektivë të forcave zjarrfikësve.
Në ndihmë të forcave zjarrifkëse të Shkodrës kanë ardhur zjarrfikës dhe mjete nga Ulqini, Tivati, Vau i Dejës dhe Lezha.
Zjarri siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv duket i përmasave të mëdha, ndërkohë që kanë shkuar në spitalin e Shkodrës, dy zjarrfikës dhe një e moshuar banore e zonës nga asfiksia.
Flakët kanë përfshirë disa banesa në tregun e rrobave të përdorura të qytetit të Shkodrës, megjithatë ende nuk ka një bilanc zyrtar nga policia. Ndërsa pranë vendit ku ka rënë zjarri ka shkuar edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
Policia janë evakuuar banorët e shtëpive përreth banesave ku ka rënë zjarri.
Kryebashkiaku Benet Beci mbajti një prononcim për gazetarët nga vendi ku ka rënë zjarri në Shkodër në lagjen e tregut të rrobave të përdorura.
'Ka një orë e gjysëm që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrëfikësit nuk kishit mundësi të futesh, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll.', shprehet kryebashkiaku.
Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.
Përveç zjarrfikësve në vendngjarje janë angazhuar edhe 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës, 1 helikopter i ushtrisë.
Është dashur ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët në zjarrin që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Helikopteri Cougar ka bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve, teksa vijon operacioni për izolimin e tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Një moment mjaft i bukur në Shkodër, teksa mes flakëve zjarrfikësit kanë shpëtuar një kotele.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, duket njëri prej zjarrfikësve me kotelen në dorë teksa e ka shpëtuar prej flakëve të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura që përpijnë 5 banesa sot në Shkodër.
Zjarri që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorur në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtar që operonin në këtë zonë.
Bëhet me dije nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja se 2 zjarrfikës dhe një e moshuar janë asfiksuar nga zjarri dhe janë dërguar në spital.
Flakët e zjarrit kanë kryer mjaft dëme materiale dhe siç bëhet me dije zjarri është drejt shuarjes edhe pas ndihmës së ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.
Ka mbërritur në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, helikopteri i Forcave të Armatosura, Cougar, i cili po ndihmon forcat zjarrfikëse për të shuar flakët masive që kanë përfshirë disa banesa.
Ndër të tjera, kryebashkiaku Benet Beci njofton se për shuarjen e këtyre flakëve janë mobilizuar 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.
Po ashtu, në terren ndodhen edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.
Taulant Balla
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që ka rënë pasditen e sotme rreth orës 18:55 minuta në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës, pranë tregut të rrobave të përdorura.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla bën me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të shumtë të MKZ Shkodër por edhe të bashkive fqinje, do të vijë edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.
“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes ???? helikopterit”,-shkruan Balla.
Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni thotë se është lokalizuar perimetri i zjarrit që përfshiu tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa. Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.
‘Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar.'- tha Angoni.
Kryebashkiaku Benet Beci mbajti një prononcim për gazetarët nga vendi ku ka rënë zjarri në Shkodër në lagjen e tregut të rrobave të përdorura. Beci tha se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati për të ndihmuar.
'Ka një orë e gjysëm që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrëfikësit nuk kishit mundësi të futesh, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh', tha Benet Beci.
Policia e Shkodrës njofton se në vendin ku ka rënë zjarr në tregun e rrobave të përdorura kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Vau i Dejës dhe Ulqini.
Zjarri ka përpirë 5 banesa, ndërsa policia ka evakuuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje ndodhet edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
'Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.
Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.'
Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë përmasa të mëdha teksa flakët kanë përpirë disa banesa.
Mësohet për Report Tv se përveç zjarrfikësve në vendngjarje, priten të mbërrijnë edhe mjetet nga Ulqini dhe Malësia e Madhe.
Shumë banorë janë evakuuar nga banesa afër shtëpisë që ka marrë flakë në rrugën ‘Ndoc Mazi’ teksa aty ka mbërritur edhe kryebashkiaku Benet Beci.
Zjarri ka përfshirë një banesë në rrugën ‘Ndoc Mazi’ pasditen e sotme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse të cilët po punojnë intensivisht për të shuajtur flakët. Ndërkohë në zonë ka mbërritur edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
He pra mo kryetar se ke 2 vjet e ske bythe me prishe asgje nga ndertimet pa leje ne Shkoder.
Përgjigju