Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Rama: Dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura për ju e Suedinë

Integrimi i Shqipërisë në BE dhe anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë ishin çështjet që u diskutuan në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes finlandeze Sanna Marin që ndodhej për vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë.

Rama tha se dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura për Suedinë dhe Finlandën ndërsa nuk kurseu komentet për konferencën e parë ndërqeveritare dhe veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, që ka bllokuar edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Dua edhe publikisht ta falenderoj nga zemra këtu në Tiranë për mbështetjen e pakursyer të Finlandës për Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme, ndërsa unë thoja, si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne kur njihet si vendi me standardet më të larta të trasnparencës dhe llogaridhënies", tha Rama.

Edhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Rama tha se nuk pret asgjë nga Këshilli për celjen e negociatave. 

Sa i përket aplikimit të Finlandës dhe Suedisë rreth një muaj më parë për t'u bashkuar me aleancën perëndimore të mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Rama tregoi mbështetjen e plotë për to, megjithëse rrezikon nga një veto e Turqisë.  Kjo e fundit i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste.

"Jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar dhe shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë më shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin", tha Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka miratuar në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Kështu Shqipëria dha zyrtarisht dakordësinë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Rama i dhuron kryeministres finlandeze librin e Lea Ypit, momenti kur i tregon ambientet e zyrës së tij

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ceremonina e pritjes së homolges finlandeze Sanna Marin.

“Kënaqësi të mikprisja sot Kryeministren finlandeze Sanna Marin”, shkruan ai.

Pas takimit, kryeministri Rama i ka treguar asaj zyrën e tij ndërsa në foto duket edhe momenti kur i dhuron një roman të autores Lea Ypi, “Free”. Rama e ka shoqëruar Marin të vizitojë një ekspozitë pikturash në ambientet e kryeministrisë.

Ora 12:15
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

 

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin në një deklaratë me kreun e qeverisë Edi Rama shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

'Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.'- tha Marin.

Ora 12:08
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama zbulon detaje nga takimi me kryeministren Sanna Marin: Na mbështeti kur të tjerët nxirrnin bishta

 

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me homologen nga Finlanda, Sanna Marin që ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. 

"Dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi e vecantë që mikpres sot kryeministren e Finlandës në Tiranë në vizitën e parë qysh se kemi marrëdhëniet diplomatike dhe në një moment shumë kompleks për Europën, NATO-n, për të gjithë komunitetin e vendeve demokratike. Dua edhe publikisht ta falenderoj nga zemra këtu në Tiranë për mbështetjen e pakursyer të Finlandës për Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme, ndërsa unë thoja, si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne kur njihet si vendi me standardet më të larta të trasnparencës dhe llogaridhënies.

Së bashku, jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të tregtuar dhe shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë më shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finalndës ka shumë rëndësi për të githë komunitetin.

Folëm për atë që vjen, për çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes konferencave ndërqeveritare. I thashë që nuk pres asgjë nga ky Këshill, por ndërkohë Finlanda po përpiqet që ta clirojë procesin. Për këtë jemi shumë falënderues. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në cdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën.

Në fund, kam dëshirën t’i uroj cdo të mirë. Shpresoj që vizita, edhe pse e shkurtër ta bëjë kryeministren të vijë me vajzën dhe bashkëvuajtësin", tha Rama. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul

Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul