Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama zbulon detaje nga takimi me kryeministren Sanna Marin: Na mbështeti kur të tjerët nxirrnin bishta

 

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me homologen nga Finlanda, Sanna Marin që ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. 

"Dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi e vecantë që mikpres sot kryeministren e Finlandës në Tiranë në vizitën e parë qysh se kemi marrëdhëniet diplomatike dhe në një moment shumë kompleks për Europën, NATO-n, për të gjithë komunitetin e vendeve demokratike. Dua edhe publikisht ta falenderoj nga zemra këtu në Tiranë për mbështetjen e pakursyer të Finlandës për Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme, ndërsa unë thoja, si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne kur njihet si vendi me standardet më të larta të trasnparencës dhe llogaridhënies.

Së bashku, jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të tregtuar dhe shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë më shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finalndës ka shumë rëndësi për të githë komunitetin.

Folëm për atë që vjen, për çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes konferencave ndërqeveritare. I thashë që nuk pres asgjë nga ky Këshill, por ndërkohë Finlanda po përpiqet që ta clirojë procesin. Për këtë jemi shumë falënderues. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në cdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën.

Në fund, kam dëshirën t’i uroj cdo të mirë. Shpresoj që vizita, edhe pse e shkurtër ta bëjë kryeministren të vijë me vajzën dhe bashkëvuajtësin", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Rama: Dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura për ju e Suedinë


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore