Megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, në qytetin bregdetar të Vlorës duket se ka një dyndje të shtuar të turistëve.

Ditën e sotme në orën 07:30 ka mbërritur në Portin e Vlorës anija korçerë ‘LA BELLA DEL ADRIATIQUE’ me 134 pasagjerë në bord të cilët ishin nga vende të ndryshme si Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda.

Anija ‘LA BELLA DEL ADRIATIQUE’ vjen nga porti i Sarandës dhe do të qendrojë deri në mbrëmje në Portin e Vlorës e më pas do të shkojë në portin e Durrësit.