
Për Kryeministrin Rama situata me zjarret pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm me ardhjen edhe të 3 helikopterëve nga Holanda dhe Çekia.
"Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia - ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës - falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme", shkruan Rama, teksa poston edhe fotot e mbërritjes së helikopterëve në aeroportin e Rinasit.
Lajmi kryesor:
Zjarret, mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia të premtuar nga BE, nesër fillojnë 'luftën' me flakët! BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë natyrore të shqiptarëve









