Mbesa 17 vjeçare e Donald Trump vijon të shumëfishojë ndjekësit në rrjetet sociale duke u kthyer ne një nga sensacionet më të fundit të dinastisë së re në Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt bija e birit te Trump është vetëm një vajzë në shkollë të mesme që del me shoqet e saj dhe shpërndan në rrjet evente të përditshme apo pasionin për golfin, për rreth 600,000 ndjekësit në Instagram dhe të tjerë në kanalin e saj në YouTube.
Ajo gjithashtu po mësohet të marrë pjesë në evente madhore politike ku ka mbajtur fjalime, e madje ka kaluar kohë me aleatin e ri të Trump, Elon Musk, për të cilin ka thënë së fundmi se ‘ka arritur statusin e xhaxhait’.
Kai Trump ka grumbulluar gjithnjë e më shumë ndjekës që kur doli në skenën e mitingut të 17 korrikut pas atentatit ndaj Trump. E reja u rikthye në skenë javës që shkoi në fjalimin e fitores së Trump ku ishte me të atin, Donald Trump Jr, dhe anëtarë të tjerë të familjes për celebrimin.
“Askush nuk do të punojë më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua shumë”, shkruante ajo pas fitores së zgjedhjeve nga Trump në Pennsylvania e Ëisconsin.
Në një prej videove të saj Kai drejton një mjet fuoristradë Tesla Cybertruck në një fushë golfi, para se të stërvisë gjuajtjen.
Videot e saj që japin një ide të jetës private të familjes Trumps janë shikuar miliona herë, madje përdoruesit përgëzojnë Kai për sjelljen e saj, ashtu si deh të atin Don. Jr dhe ish-gruan e tij për rritjen e të bijës.
Në golf, Kai ka fituar kampionatin e rejave në klubin e gjyshit Trump International Golf Club. E reja ka bërë goditje më shumë se 200 metra të gjata dhe tashmë pret të luajë në nivel shkollash të mesme, në ndjekje të objektivit për t’u bërë golfiste profesioniste, shkruan rrjeti Daily Mail.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
SHBA/ Bllokohet urdhri i Trump, ngriu fondet federale dhe grantet
29 Janar, 12:28