Themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media ditën e sotme, tha se partia e tij mbështet SPAK dhe zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
Ai hodhi akuza se partitë e tjera poltike po minojnë punën e këtij institucioni të drejtësisë.
‘Djathtas 1912’, mbështet veprimtarinë e SPAK në këto 5 vite. Për ne SPAK është i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend. SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm dhe duhet më tepër angazhim nga institucionet në vend. Opinioni publik e inkurajon dhe e mbështet SPAK. Spak dhe GJKKO janë shpresëdhënëse. Kurse, këta duan që të minojnë punën e SPAK’, tha ai.
Alibeaj u shpreh se partia ‘Djathtas 1912’, nuk mbështet komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion, pasi sipas tij ky i fundit është duke delegjitmuar punë e SPAK.
‘Lidhur me komisionin ‘Xhafaj’ ne nuk e mbështesim, sepse ka nisur politikisht me synimin për të degjilitimuar SPAK. Ne mbështesim çdo kërkesë dhe çdo iniciativë dhe sugjerim që vjen nga SPAK. Reforma në drejtësi këtë ka pasur që politika të mos ndërhyrje dhe ajo ndërhynë. Unë dëgjova edhe fjalën e zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ai tha në fjalën e vet se duhet dhënë mbështetje SPAK dhe mbështetje është mundësia e riaplikimit për një mandat tjetër të prokurorëve dhe e mbështes plotësisht.
Shqiptarët i kanë dhënë SPAK dhe GJKKO që janë produkt i partnereve ndërkombëtar, mbështetje. Çdo parti që thotë është produkt i PD ose PD kanë synim për të delegjitimuar SPAK dhe për ta sjell në sytë e publikut si një krijesë politike. Sot duhet ti jepet mundësia që të rikandidojnë prokurorët e SPAK, por edhe kreu i Prokurorisë’, tha ai.