Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

 

Pas incidentit në bashkinë e Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”

 “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej.

U ndal dhe tek hipotekimi I pronave në Himarë

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji. 

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.

Gjithashtu një koment pati dhe për sezonin turistik.

“Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik, dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën. Motivimi im është bashkim" bashkëpunim dhe punë.

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda ccdo kompetence që ma jep ligji. 

Unë di të interpretoj ligji dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.


Lajmi kryesor:

Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja