Ditën e sotme Lulzim Basha është pritur me protesta nga mbështetësit e Berishës, gjatë takimit të tij me gratë demokrate. Mbështetësit e kanë qëlluar madje edhe me vezë makinën e kryedemokratit. Ky moment është shpërndarë me krenari nga Albana Vokshi e cila thotë se demokratët do e ndjekin kudo Bashën me protesta.
“Kjo do e ndjekë Lulzim Bashën kudo që të shkojë!!!”, shkruan Vokshi krahas videos.
Në postim ka komentuar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërcënon se Basha meriton gazin helmues.
“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.
Lajmi kryesor: