TIRANË- Pas selisë blu, demokratët e zhvendosin betejën në rrugë dhe jo në një të rastësishme, por në atë që ndodhet vetëm pak metra lart shtëpisë së Sali Berishës, ‘ Papa Gjon Pali i 2’.
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha mbërriti për të takimin me forumin e gruas, në një prej bar kafeve të kryeqytetit, dy kate poshtë zyrave të Komisionit të Rithemelimit, mbështetëset gra të Berishës dhe të forumit rinor e pritën me protestë duke qëlluar me vezë makinën e tij.
Përgjigjen për kritikat e tyre, Basha ia dha menjëherë në nisje të takimit me mbështetëset e tij.
“Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”, tha Basha.
Një mesazh i përcolli edhe Berishës, kur tha se duhet të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj demokratëve
"Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora është e shtrirë, të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë, është detyra ime dhe çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, frikës, që janë instrumente të kaluara, modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokratë, kryetarin nuk keni nevojë që ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj. Do t’i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen, ose që e kanë humbur dhe i është rikthyer, për të kuptuar që këtë betejë nuk është për fatin e një njeriu”, tha ai.
Takimi i organizuar nga forumi i gruas kishte fokus zgjedhjet në këtë strukturë, te cilat priten të përfundojnë në 19 shkurt, kur edhe do të zgjidhet zëvendësuesja e Albana Vokshit.
Pas bashkëbisedimit me gratë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë të drejtojë PD edhe pse demokratët po protestojnë kundër tij, kryedemokrati tha se "Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë".
VIDEO- Momenti i përplasjes
Pankarta e protestuesve jashtë takimit
Ditën e sotme Lulzim Basha është pritur me protesta nga mbështetësit e Berishës, gjatë takimit të tij me gratë demokrate. Mbështetësit e kanë qëlluar madje edhe me vezë makinën e kryedemokratit. Ky moment është shpërndarë me krenari nga Albana Vokshi e cila thotë se demokratët do e ndjekin kudo Bashën me protesta.
“Kjo do e ndjekë Lulzim Bashën kudo që të shkojë!!!”, shkruan Vokshi krahas videos.
Në postim ka komentuar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërcënon se Basha meriton gazin helmues.
“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.
Në foto Enver Hoxha dhe Sali Berisha
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të Sali Berishës sot, teksa ai po zhvillonte një takim me demokratët në Tiranë.
'Turp' dhe 'shëmti' e konsideron Bardhi protestën, teksa i krahason mbështetësit e Berishës me 'vullnetarë shëtitës të Enverit'. Ai akuzon Berishën se po keqpërdor gratë dhe të rinjtë. Bardhi ka postuar në Twitter dhe foto të Berishës me Enver Hoxhën.
"Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit", shkruan Bardhi.
Mbështetësit e Sali Berishës, i janë shfaqur sërish Lulzim Bashës pasditen e sotme, teksa po zhvillon një takim tjetër me demokratët në Tiranë.
Pas protestave, teksa zhvillonte një takim me gratë mesditën e sotme, edhe në mbrëmje mbështetësit e Sali Berishës kanë protestuar kundër Lulzim Bashës me parulla në duar.
Kreu i PD-së u prit me nga mbështetës të Berishës teksa futej në një takim me anëtarë të degës nr. 7 në një nga hotelet e kryeqytetit.
Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
“Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora është e shtrirë, të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë, është detyra ime dhe çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, frikës, që janë instrumente të kaluara, modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokratë, kryetarin nuk keni nevojë që ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj. Do t’i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen, ose që e kanë humbur dhe i është rikthyer, për të kuptuar që këtë betejë nuk është për fatin e një njeriu”, tha Basha.
Violeta Geci është një prej mbështetëset e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e cila ka pasur edhe një përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD me Evi Kokalarin.
Gjatë takimit të kryedemokratit me gratë demokrate, Geci tregoi disa momente të vështira sipas saj gjatë ditës së protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha.
"Jam me zë të ngjirur nga gazi i asaj dite. Dua të tregoj një episod në momentin që na sulmuan me gaz, disa shoqe u përqafuam për të fundit herë, do dalim apo s'do dalim gjallë thonim. Unë thoja kam çunat me 40, Marta thoshte kam çunat në shtëpi pa ngrenë qanim të gjitha. Ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Na gjuanin me gaz, me shkopinj, me gurë si të dilnim tek fëmijët tanë? Nuk bashkoheshin dot në o momente. Atë ditë qanim dhe thonim, a do dalim gjallë? Si do të shkojmë në shtëpi?", u shpreh ajo.
Mbështesja e Bashës i bëri thirrje Berishës, duke mos hezituar t'i lakoi emrin, t'i kërkoi falje nënave demokrate që i qëlloi me gurë.
"Unë i bëjë thirrje patriotit tim, se kryetari im nuk është më të kërkojë falje nga të gjitha nënave të Tropojës që janë veshur me të zeza. Sali Berisha na ka prek shumë, po ja them edhe emrin pa frikë, un s'kam frikë. Ai nuk duhet të vinte të na gjuante me gurë, neve nënave. Dua t'i them tërhiqu.", shtoi ajo.
Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me Grida Dumën dhe gratë demokratike. Teksa Duma tregonte historinë e një gruaje, që sa herë demokratët janë në vështirësi ajo i dërgon lule dhe këngë. Basha i ktheu përgjigje me batutë.
Grida Duma: Në ditë të vështira më çon këngë ose lule, sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, po më çon o një këngë të vjetër, ose diçka klasike, ose lule, kjo është që ta kalosh me sportivitet
Lulzim Basha: M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më çojnë grushte, flakë, zjarr, po më mirë me lule dhe këngë
Lulzim Basha në fjalën e komentoi me shumë sportivitet atë se çfarë ndodhi.
“Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”, tha Basha,
behuni me berishen se ai eshte burre i mire si la gje pabere shqiperise ,komuniste i vjeterhyyy plera
PërgjigjuMe m*t ta kishit QElLUAR....ATE MERITOJNE BASHA DHE SALIU... .
PërgjigjuKjo eshte fytyra e Sali Berishes dhe e PDse! dhe banditeve te tij qe i shkojne pas ketij krimineli.
PërgjigjuÇna thoni per bashen qe shoqerohet me krimin, apo e kam gabim?! I shikoni kush e mbron dhe kush bertet per te, I shikoni si heqin syzet aty pro bashes per ti intimiduar kto qe protestojne.. Per ti thene me shiko mire se sme njef kush jam ! Se jane te ri kto , se njofin llumin e PD nder vite. E lezetshmja eshte qe jane ndare llumet ne 2 krahe Qe kane qene shoke dhe po mbrojne Nje pale bashen nje pale Berishen! Nje zot e di ku eshte formula!!!
PërgjigjuCa thu ti pa krim basha Shko kalo iher ka pd shif makinat e parkuara te gjitha te bandave Ne gjithe shqiperine dhe po marrin tendera ne vazhdim Duke marr lekure nga 2 qeveri dhe pd kur ishte Dhe ps tashi.