Mbështetje për Shqipërinë, nis projekti 8.8 mln euro i BE dhe Austrisë për menaxhimin e burimeve ujore

Mbështetje për Shqipërinë, nis projekti 8.8 mln euro i BE dhe Austrisë për menaxhimin e burimeve ujore

Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers” i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër.

EU4Rivers u lançua në një ceremoni të përbashkët nënshkrimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, me praninë e Ministres Mirela Kumbaro, Shefit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorit Silvio Gonzato, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri z. Christian Steiner, kreut i Zyrës ADC(Austrian Development Cooperation) në Tiranë z. David Muckenhuber dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Burimeve Ujore znj. Gerta Lubonja.

Projekti 5-vjeçar është bashkëfinancuar nga BE (7.5 milionë euro) dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (1.3 milionë euro) dhe zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Në veçanti, projekti EU4Rivers synon të mbështesë Shqipërinë në përafrimin me standardet e ujit të BE-së, duke u fokusuar në ngritjen e një sistemi të besueshëm monitorimi të ujit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin efektiv të burimeve ujore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?