Kombëtarja po luan në transfertë në Ligën e Kombeve kundër San Marinos, por prezenca e madhe e tifozëve shqiptare në stadium e bën ndeshjen të duket ‘si në shtëpi’. Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët kanë udhëtuar për të ndjekur djemtë kuqezi në këtë përballjë edhe pse kundërshtar është përfaqësuesja me renditjen më të dobët në botë.
Megjithatë jo të gjithë kanë siguruar biletë. Problem? Jo! Siç duket edhe nga video ata kanë gjetur një alternativë. Shumë shqiptare janë vendosur në një anë të stadiumit, duke ndjekur ndeshjen pas rrethimit, por që afron pamje shumë të mirë nga fusha.
Përveç tribunës së miqve shqiptarët kanë patur mundësi ta mbushin stadiumin e San Marinos pasi mund të blinin biletë ata të cilët kishin dokumenta italiane. Duke ditur që shumë bashkëkombas kanë zgjedhur të emigrojnë në Itali shanset që stadiumi të dukej kuqezi ishin të mëdha.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk e diskuton San Marinon, fiton pastër në transfertë! Kuqezinjtë të parët e grupit










