Androkli Kokthi drejtori rajonal i Tatimeve Tiranë i arrestuar për shpërdorim detyre do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Report Tv ka zbardhur urdhër ndalimin për Kokthin ku sipas Prokurorisë janë 4 shkelje mes tyre dhe mosprotokollimi i shkresave zyrtare ku është vendosur zhbllokimi i mallrave për firmën e pjesëve të këmbimit.
Seanca ndaj Kokthi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa mësohet se ai vetë në seancë mohoi akuzat duke deklaruar se ndaj tij nuk ka një fakt për të vërtetuar se ka marrë para, shpërdoruar detyrën apo ka kryer korrupsion dhe ka kërkuar lirim të menjëhershëm.
Por këto pretendimet të Androkli Kokthi nuk ndikuan për të fituar lirinë pasi gjykata vlerosi kërkesën e prokurorisë Elsa Miha duke vlerësuar të ligjshëm arrestin. Për avokatin Maks Haxhia akuza është e padrejtë pasi dhe nëse ka shkelje nga Kokthi ajo është vetëm administrative dhe jo penale.
Faksimilja që shihni i përket urdhër ndalimit të prokurorisë për Kokthin ku në katër shkeljet e rendituara dhe dëmin prej 3.9 milion lekë në buxhetin e shtetit sqarohet se Malli i kthyer firmës private është bërë pa kërkesë të protokolluar.

Po ashtu sqaron prokuroria e drejta për këtë vendimarrje është e Eprorit të Androkli Kokthit dhe jo siç ai ka vepruar duke kthyer një mall të sekuestruar dhe favorizuar firmën private
Para nisjes së seancës gjyqësore, i dyshuari pati një vizitor të veçantë, deputetin e Partisë Socialiste në Fier Ervin Koçi
.
Ndalur tek urdhër ndalimi prokurorja Miha argumenton se masa ndaj drejtorit është e domosdoshme pasi ai mund ti shmanget hetimit. Kallëzimi ndaj Kokthit është bërë më 7 Janar 2016 nga policia e Tiranës e cila pas miratimit të procedurave nga prokuroria e prangosi më 18 shkurt 2016.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO