Mbeti i plagosur dje/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Erion Bengën i dënuar me 1.8 vite burg për shantazh me video intime 

 Mbeti i plagosur dje/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Erion Bengën i dënuar me 1.8 vite burg për shantazh me video intime 

Vendi ku ndodhi vrasja dje në Laprakë

Erion Benga, 23-vjeçari që u plagos dje në atentat në Laprakë, ndërsa mbeti e vdekur Griselda Gjikolaj, e cila ndodhej në shoqëri me të, nuk është një emër i panjohur për policinë (Lexo këtu). Report Tv siguron vendimin e Gjykatës së Tiranës që e dënoi Bengën mer 1.8 vite burg në 2016-ën për shantazh me foto intime ndaj ish të dashurës së tij, K.L, nëse nuk do t'i jepte 2 mijë euro. Benga u arrestua në vitin 2016 sëbashku me shokun e tij 25-vjeçarin A.S, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Erion Bengën: 

V E N D O S I

I. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Benga, i biri i Kamber-it dhe i Mirandë-s, i datëlindjes 15.05.1995, lindur në Tiranë dhe banues në Paskuqan Tiranë,për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

II.    Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit dhe 8 (tetë)muaj burgim, për veprën penale të parashikuar nga neni 109/b/1, dhe 25 të K.Penal.

III.    Vuajtja e dënimit për të pandehurin Erion Benga, fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit ”arrest në burg”, ekzekutuar me datë 21.06.2016, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

IV. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alban Skana, i biri i Naim-it dhe i Lumturi-es, i datëlinedjes 19.02.1991, lindur në Fushë-Lurë Dibër, dhe banues ne Paskuqan, Tiranë,për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

V.    Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, për veprën penale të parashikuar nga neni 109/b/1, dhe 25 të K.Penal.

VI. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Alban Skana, fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit ”arrest në burg”, ekzekutuar me datë 22.06.2016, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

VII.    Në aplikim të nenit 190/1 pika “a”, K.Pr.Penale, prova material, një telefon i tipit Samsung modeli Alpha, me ngjyrë gri me ekran unik me prekje, me numrër IMEI 355956060753021/04, në të cilin ka të instaluar kartën SIM me numër cel.0699911115, sekuestruar të pandehurit Erion Benga, si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, të kalojë në favor të shtetit, në Rezervat e Shtetit. Bazuar në nenin 190/1 pika “ç” të K.Pr.Penale, prova materjale që është një aparat telefonicelular i markës NOKIA, modeli me dy karta SIM, me ngjyrë të zezë, me kamër, me numra IMEI 358023560420978 dhe IMEI 358035602421178, sekuestruar të pandehurit Alban Skana ti kthehet këtij të fundit.

VIII.    CD me përshkrimet: 1 CD, me mbishkrimin Maxell bisedë zanore incizim i bërë nga shtetasja Klorita Lila (Beci);1 CD me mbishkrmin Maxell, vëzhgime Proc Nr.93/2016, 1 CD me mbishkrimin biseda të dëmtuarës nr.tel.0682603277, 0666138268, 0699911115, 1CD me mbishkrimin Verbaton CD-R, Nr.prot.3593, kthim përgjigje nga Vodafon Albanie me shkresën përkatëse, 1 CD me mbishkrimin Verbaton CD-R, Tabulate e qeliza Proc.Penal nr.93, kthim përgjigje nga kompania Telekom me shkresën përkatëse, 1 CD me mbishkrimin PRINCO CD-R, kthim përgjigje nga kompania PLUS sipas shkresës përkatëse, 7 CD dhe 2 DVD të përgjimit të telekomunikimeve mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

IX.    Bazuar në nenin 393 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprakenë shumën prej 14510 (katërmbëdhjetëmijë e pesëqind e dhjetë) lekë, dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit te bashkëngjitur, ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. Kundër vendimit lejohet e drejta e ankimit, brenda dhjetë ditëve nga e nesërmja e shpalljes, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë. U shpall në Tiranë, sot në datë 13.12.2016.

SEKRETARE GJYQTAR ANDINA KAJA  BIB NDRECA

Një ditë më parë, Erion Bengës iu bë atentat në bllokun "Gintash" në zonën e Laprakës pasi doli nga një lokali shoqëriuar nga Griselda Gjikolaj 17 vjeç. Nga plumbat humbi jetën e reja e cila u qëllua në kokë, ndërsa mbeti i plagosur 23-vjeçai i cili mori dy plumba por është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Report Tv mëson se mes Bengës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, një 19-vjeçar nga Puka, ka pasur një konflikt një javë më parë pasi ai (autori) kishte ngacmuar Gjikolajn (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura