Efektivi Edison Adri i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë operacionit në Maliq 2 ditë më parë vijon të jetë ende në intubim te Trauma.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 36-vjeçari aktualisht ka parametra jetësore stabël dhe është drejt përmirësimit.
Një ditë më parë, u përcoll në banesën e fundit Enea Mekolli, efektivi 34-vjeçar i Policisë së Shtetit i cili ra në krye të detyrës gjatë të njëjtit operacion. Në homazhe morën pjesë Presidenti Begaj dhe zyrtarë të tjerë shtetërore.
Xhaxhai i efektivit të vrarë kërkoi përgjegjësi shtetërore për mënyrën si ishte organizuar operacioni, duke theksuar se bnë të ishin vetëm 6 efektivë të pambrojtur dhe jo 40.
Ngjarja ndodhi gjatë operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari, i cili hapi zjarr ndaj efektivëve gjatë ndërhyrjes, duke lënë të vdekur Mekollin dhe duke plagosur efektivn tjetër Edison Adri.
Komente







