Personi i cili ka mbetur i plagosur gjatë atentatit në Shkodër, është 58-vjeçari Astrit Zeneli banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se  58-vjeçari ishte punëtor i viktimës. 

Naim Bajri ishte tregtar i prodhimeve të detit dhe punonte pranë merkatës se rusit, bashkë me punonjësin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur. 


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër, vritet babai i Indrit Bajrit i ekzekutuar në 2001! U qëllua 10 herë teksa pinte kafe! Gjendet pranë Bypassit automjeti i djegur i autorëve