SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është zgjuar sot nga krismat me armë zjarri. Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje. Atentati u regjistrua rreth orës 07:20, në vendin e quajtur ‘Merkata e Rusit’, në lagjen ‘Partizani’.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja mëson se Bajri po pinte kafe me punëtorin e tij Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 68-vjeçari punonte pranë ‘Merkatës së Rusit’ ku tregtonte prodhime deti.

Ndaj Bajrit është qëlluar 10 herë, ndërsa autorët pas ekzekutimit janë larguar me mjetin tip ‘Benz’, i cili u gjet i djegur pak më vonë në afërsi të Bypassit të Shkodrës. Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku viktima ishte ende i shtirë në tokë i mbuluar me çarçaf të bardhë.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës Naim Bajri në vitin 2001 i kanë vrarë të birin Indit Bajrin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Xhabir Shega, Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi. Xhabir Shega është ekzekutuar në vitin 2015.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa vijon krehjen e zonës. Në ndihmë të FNSH dhe Policisë Shkodër kanë shkuar edhe forcat RENA.

Si u ekzekutua Indrit Bajri

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit.

1654259539_naimbajr2.jpg

Naim Bajri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
U ekzekutua sot në Shkodër, del FOTO, ja kush është viktima  

1654259539_naimbajr2.jpg

Naim Bajri u ekzekutua sot në Shkodër teksa po pinte kafe me punëtorin e tij. Bajri u qëllua 10 herë nga një automjet në lëvizje. Report Tv ka siguruar foton e viktimës Naim Bajri.

Ora 10:44
Atentati në Shkodër, reagon Alibeaj: Shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e e kësaj së premte në Shkodër ku një person u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëve u kujtohet se si kur shpërthenin minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati.

Sot dëshmitarët po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku.

Një marrëdhënie e ngushtë saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda! Një bashkëpunim perfekt që ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka vrarë shtetin!

Jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Jo rastësisht dekriminalizimi prodhoi “heronjtë” e tij nga kjo mazhorancë.

Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar.

Shqipëria nuk ka përse të kalbet nga krimi i organizuar që bashkëjeton me politikën. Shqiptarët nuk kanë përse të jenë pengjet e një kryeministri që ortakërinë dhe besnikërinë e ka me grupet kriminale dhe jo me qytetarët.

E vetmja rrugë për të shpëtuar është që drejtësia ti shkojë kësaj skeme deri në fund. Duke dënuar të pushtetshmit pa të cilët krimi nuk do të depërtonte kaq shumë në jetët tona. Nuk ka rrugë tjetër që ky vend të kthehet në shinat e ligjshmërisë, sigurisë dhe demokracisë. Sa më shumë qëndron Edi Rama me strukturën e tij kriminale në krye të pushtetit që e ka lënë peng tek bandat që i dhanë pushtetin, aq më shumë pushka do të krisë, aq më shumë do të ndëshkohen shqiptarët, aq më shumë do të vriten mes tyre shqiptarët, aq më shumë do të vuajnë shqiptarët, dhe do të ikin nga ky vend që nuk ofron as siguri e as demokraci, shkruan Alibeaj. 

Ora 09:51
Atentati, forcat RENEA mbërrijnë në Shkodër (VIDEO)

 

Pas atentatit ndaj Naim Bajrit, forcat RENEA mbërritën në Shodër, ku kanë nisur kontrollet në kërkim të autorëve të ngjarjes që tronditi qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Merkata e Rusit", në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Gjithashtu në livadh, në  lagjen  "Guerrile", Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ora 08:23
Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, 58-vjeçari po pinte kafe me Bajrin, ishte punëtor i tij

 

Personi i cili ka mbetur i plagosur gjatë atentatit në Shkodër, është 58-vjeçari Astrit Zeneli banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se  58-vjeçari ishte punëtor i viktimës. 

Naim Bajri ishte tregtar i prodhimeve të detit dhe punonte pranë merkatës se rusit, bashkë me punonjësin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur. 

Ora 08:22
Atentati, forcat RENA nisen drejt Shkodrës

1654235162_Screenshot4.jpg

Pas atentatit të Naim Bajrit, forcat RENA janë nisur në drejtim të Shkodrës

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Merkata e Rusit", në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Gjithashtu në livadh, në  lagjen  "Guerrile", Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ora 08:06
DETAJET/ U vra sot me armë zjarri në Shkodër, Bajri po pinte kafe, u qëllua 10 herë nga një automjet në lëvizje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se viktima Naim Bajri ka qenë duke pirë kafe në një lokal, kur një automjet ka qëlluar në drejtim të tij. Dyshohet se është qëlluar 10 herë ndaj tij.

Ora 08:06
Vrasja në Shkodër, gjendet pranë Bypassit makina e djegur e autorëve (VIDEO)

Bëhet e ditur se një makina përdorur nga autorët është gjetur e djegur në afërsi  të Bypassit. 

Ora 08:00
Si u ekzekutua në tetor të vitit 2001 i ‘forti’ i Shkodrës, Indrit Bajri

1654236348_IlmirHajdariSHEGA.jpg

Ilmir Hajdari dhe Xhabir Shega

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes se Indrit Bajrit.

Ora 07:45
Vrasja në Shkodër, në 2001 viktimës i vranë djalin Indrit Bajri

1654235155_bajri2.jpg

Viktimës Naim Bajri, i cili është vrarë sot në Shkodër mësohet se në vitin 2001 i kanë vrarë djalin Indrit Bajri. Ngjarja ka ndodhur në 21 tetor të 2021, ndërsa vrasësit kanë qenë Xhabir Shega dhe Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Xhabi Shega është vrarë në 2015.

Ora 07:40
Vrasja me armë zjarri në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë

 

Vrasja me armë zjarri  në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Ora 07:34
Vrasja në Shkodër, ja kush është viktima

Report Tv mëson emrin e viktimës nga vrasja në Shkodër. I vrarë ka mbetur Naim Bajri.