Mbetjet inerte, paralajmërimi i fortë i ministrit për subjektet: Do ju hiqet leja e ndërtimit, nëse..

Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të palicensuara. 

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili së bashku me nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Mazniku inspektuan një nga hotspotet e krijuara në Mëzez nga depozitimi prej vitesh në mënyrë të paligjshme i mbetjeve inerte.

Ministri Klosi bëri të ditur se 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se trajtimi i natyrës si një mall pa zot është krejtesisht i papranueshëm dhe se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo subjekt që merret me gjenerimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve inerte. Ministri Klosi kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar cdo rast flagrant të shkeljes së lligjit.

Situata që ka kjo sipërmarrje ka sot me mjedisin është krejtësisht e papranueshme pasi drejtuesit e këtij biznesi do të duhet të trajtojnë mbetjet në venddepozitimet e licensuara nga bashkia dhe jo natyra të jetë venddepozitimi për mbetjet.

Inspektoriati i Mjedisit së bashku me inspektoriatin e bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte të cilët janë kapur në shkelje të ligjit, por kjo është një masë e pamjaftueshme. Do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot.

Sot në Tiranë kjo punë nuk mund të zgjidhet vetëm me Inspektoratin e Mjedisit apo vetëm me inspektorët e bashkisë. Ne duam shumë policinë e rendit të jetë në krye të kësaj detyre, por më shumë se kaq duam qytetarët të cilët nuk do të duhet të lejojnë që biznese të papërgjegjshme qofshin të mëdha apo të vogla,me emër të madh apo edhe të panjohura të bëjnë këtë veprimtari kriminale. I kërkojmë çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi, të gjithë Shqipërisë, që kur shikojnë fakte të tilla të njoftojnë organet ligjzbatuese, pasi forca e ligjit do të jetë e pamëshirshme me të gjithë ata të cilët bëjnë këtë krim mjedisor.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Problematikat e hedhjes së dherave nga punimet, ose inerteve të tjera në vende të ndryshme të qytetit, është një problematikë e vjetër e të gjithë qytetit të Tiranës, duke e kthyer pak a shumë këtë situatë, në një problem endemik të mjedisit të qytetit tonë. Ky është një problem i cili tashmë nëpërmjet Planit Urbanistik të qytetit, të miratuar 1 vit më parë, por edhe një sërë rregullimesh të tjera që janë bërë, është një çështje e sistemuar dhe tashmë duhet vetëm që aktorët e caktuar, të cilët duan ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, apo i duhet ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, të ndjekin rregullat dhe procedurat e duhura dhe të mos i hedhin mbetjet si mall pa zot në natyrë, sepse natyra është e të gjithëve ne, nuk është një çështje të cilën dikush mund ta ndërrojë, ta prishë apo t’i marri dhe t’i hedhi dherat kudo që gjykon. Ndaj dhe kjo është një çështje që nuk do të tolerohet më, në bashkëpunim të ngushtë siç tha edhe ministri, me gjithë institucionet qendrore dhe lokale, në mënyrë që ta ruajmë mjedisin ashtu siç është dhe të kemi mundësi tu trashëgojmë fëmjëve tanë, në gjendjen që e kemi gjetur.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë