TIRANË - Të dy shoqëritë të cilat janë autorizuar të bëjën importimin e mbetjeve nga Italia dhe Greqia janë të regjistruara në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit).

“Plastika Albania”, e krijuar në vitin 1994 me seli në Vlorë dhe Delvinë, e specializuar në prodhimin e artikujve të ndryshëm plastikë me tre ortakë.

“V.A.L.E Recycling”, e themeluar në 2012, me seli në Lezhë, me dy ortakë, njëri prej të cilëve italian, ortak edhe në shoqërinë e familjes së tij, në Itali, “Fratelli Volpato”.   
 
TË DHËNAT E SHOQËRISË "PLASTIKA ALBANIA" SIPAS QKR
 
1.         Numri unik i identifikimit te subjektit     - (NIPT) - J66702508O
2.         Data e Regjistrimit                              - 01/07/1995
3.         Emri i Subjektit                                   - PLASTIKA - ALBANIA
4.         Forma ligjore   Limited                          -Liability Company
5.         Data e themelimit                                - 06/06/1994
6.         Kohëzgjatja                                         - Nga: 06/06/1994      Deri:
7.         Selia                                                    - Vlore Delvine  DELVINE VRION
8.         Kapitali                                               - 100.000,00
9.         Numri i pjesëve 9.1 vlera nominale         - 100,00   1.000,00
10.       Të dhëna mbi shlyerjen e kapitalit          -
11.       Objekti                                                - Prodhim te artikujve te ndryshem plastike, artikuj plastike per amballazhime si dhe prodhime prej letre per te ambalazhuar       prodhime bujqesore dhe blegtoriale, tregti, import-eksport te prodhimeve plastike prej letre ne teresi, tregti me shumice dhe pakice te produkteve bujqesore dhe blegtoriale dhe artikujve industriale.
12.       Përfaqësuesit ligjor                                - Vangjel Floro
            Afati i emërimit                                     -  Nga  01/08/2012 deri në 01/08/2017
13.       Kufizime të kompetencave                     -
14.       Ortakët                                                - Andon Mesiri        
            Pjesët e zotëruara                                -  52,00
            Përqindja e pjesëmarrjes                       - 52,00
15.       Ortakët                                                - Vangjel Floro
            Pjesët e zotëruara                                - 14,00
            Përqindja e pjesëmarrjes                       - 14,00
16.       Ortakët                                                 - Irini Mesiri
           Pjesët e zotëruara                                  - 34,00
           Përqindja e pjesëmarrjes                         - 34,00
 
TË DHËNAT E SHOQËRISË "V.A.L.E. RECYCLING" SIPAS QKR
 
1.         Numri unik i identifikimit te subjektit                  -  (NIPT)  L28029301Q
2.         Data e Regjistrimit                                          - 29/06/2012
3.         Emri i Subjektit                                               - V.A.L.E. RECYCLING
4.         Forma ligjore                                                   - Limited-Liability Company
5.         Data e themelimit                                            - 29/06/2012
6.         Kohëzgjatja                                                     - Nga: 29/06/2012      Deri:
7.         Selia                                                                - Lezhe  Fushe Kuqe Gurëz.
8.         Kapitali                                                           - 1.000.000,00
9.         Numri i pjesëve (9.1 vlera nominale)                   - 100,00; 10.000,00
10.       Të dhëna mbi shlyerjen e kapitalit                      -
11.       Objekti                                                            - Ne fushen e perpunimit dhe te riciklimit te mbetjeve urbane dhe eksportimit te tyre.Ne fushen e grumbullimit,depozitimit te mbetjeve urbane e industriale, ndarja perpunimi riciklimi tyre si dhe import-eksport i tyre. Ne fushen e menaxhimit te mbetjeve urbane ne bashkepunim me njesi te ndryshme vendore per trajtimin e tyre. Ne fushen e grumbullimit,administrimit,transportimit dhe perpunimit te mbetjeve urbane,mbetjeve te posaçme dhe mbetjeve spitalore. Ne fushen e ndertimit te rrugeve,linjave elektrike dhe telefonike ne pergjiyhesi, per ndertimin e ujsjellesave dhe te cdolloj strukture tjeter pa asnje limit. Ne fushen e autotransportit kombetar dhe nderkombetar te mallrave per llogari te paleve te treta. Ne fushen e tregtimit me shumice dhe pakice te materialeve ndertimore,gize, rere dhe materialeve te gurta ne pergjithesi. Ne fushen e tregtimit me shumice dhe pakice te artikujve per veshmbathje, perfshire trikotazhe,aksesor per veshmbathje,veshje te brendshme,ngjyra dhe bojra, sende te perdorura dhe materiale te ricikluara,artikuj per pastrimin e shtepive, lule dhe bime, artikuj sportive, kartoleri, dyqan hekurishtesh dhe shtepiakesh. Ne fushen e tregtimit me pakice te drurit, karbonit lendeve te djegshme. Ne fushen e tregtimit te automjeteve te perdorura per llogari te paleve te treta dhe te paleve te autorizuara,komisionareve e agjensive. Ne fushen e agjencive imobiliare, shitje blerje e dhenie me qera te pasurive te palujtshme.Import eksport te artikujve te ndyshem ushqimore dhe industriale,si dhe cdo aktivitet tjeter te lejuar me ligj.
 
12.       Përfaqësuesit ligjor                              - Elvis Miri
            Afati i emërimit                                   - Nga  29/06/2012 deri në  29/06/2015
13.       Kufizime të kompetencave                     -
14.       Ortakët                                                - Elvis Miri    
Pjesët e zotëruara                                            - 50,00
Përqindja e pjesëmarrjes                                   - 50,00
15.       Ortakët                                                - Paolo Volpato
Pjesët e zotëruara                                           -  50,00
Përqindja e pjesëmarrjes                                   - 50,00
 
KUSH ËSHTË SHOQËRIA “FRATELLI VOLPATO SRL”

Në shoqërinë "V.A.L.E Rycicling" sipas të dhënave në QKR rezulton ortak edhe një italian, Paolo Volpato, aksioner edhe në ndërmarrjen italiane “Fratelli Volpato Srl”, (vëllezërit Volpato). Sipas asaj që lexohet në faqen italiane online të kësaj shoqërie, ajo ka lindur në vitin 2001 nga bashkimi i vëllezërve Paolo, Marco dhe Michele Volpato. Këta kanë investuar në pjesë makinash, të cilat lehtësojnë rikuperimin dhe përgatitjen e mbetjeve për riciklim. Gjithmonë në faqe online të ndërmarrjes shkruhet se këto investime kanë bërë që “Vëllezërit Volpato Srl” të kenë një rol parësor në mbledhjen dhe riciklimin në zonën e Padovës, duke lehtësuar punën e shumë ndërmarrjeve prej shërbimeve të "Fratelli Volpato Srl". Shoqëria është specializuar edhe në transport për llogari të të tretëve, në çmontimin dhe mbledhjen e materialeve inerte, që krijohen nga ndërtimet. Ndërmarrja, shkruhet ndër të tjera, se është e aftë  të mbledhë dhe trajtojë rreth 100 tonë mbetje në ditë, duke arritur të ketë aktualisht një sipërfaqe stoqesh prej rreth 3000 mᴣ.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)