Qytetarët e Kamzës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies së tyre në lumin e Tërkuzës.
Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar, duke vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Ata u futën në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake.
Pas këtij momenti, banorët kanë dalë nga ambientet e bashkisë dhe kanë bllokuar për disa minuta Bulevardin qendror të Kamzës.
Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ankesat e banorëve janë se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.
Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara.
Alarmin e katastrofës mjedisore në zonën e Kamzës e dha Report Tv pak ditë më parë. Mbetjet hidhen në lumin e Tërkuzës dhe më pas digjen, duke shkaktuar ndotje masive të të gjithë zonës përreth.
[gallery]23310[/gallery]
Sazan Guri: Të shpallet zonë emergjence
Ambientalisti Sazan Guri kërkoi shpalljen e zonës së emergjencës në zonën ku hidhen mbeturinat në Kamëz.
“Nuk shkojmë brenda (në Bashki) për tolerim. Ai është i pabesueshëm, e vetma zgjidhje është zgjidhja, do dalim që të shkojë policia dhe makinat e plehrave që t’i marri plehrat dhe t’i çojnë në Elbasan ose në vende të tjera ku ka impiante.
Zona të shpallet zonë emergjence. Le të bëjmë një hap tani, një nesër dhe tre pasnesër.
Është turp i madh, bota shqetësohet për një qese të hedhur në tokë ne kemi kanalet akoma.
Hajdeni qytetarë ta kthejmë në një kauzë kombëtare, rasti është në Kamëz por është edhe në Durrës, ku shkojmë me fëmijët dhe lahemi nëpër lumenj e ujëra të ndotura.
Një përfaqësi e qytetarëve do të zhvillojë një takim me Xhelal Mziun për sa i përket vendgrumbullimit të plehrave në Zall Herr”, tha Guri.
Protesta e banorëve të Kamzës
Ora 12:05 Debate mes protestuesve dhe Xhelal Mziut
Nis me debate takimi i Xhelal Mziut me banorët protestues.
Në takim ka marrë pjesë edhe banorë të Njësisë Administrative Zall Herr, pjesë e Bashkisë së Tiranës, të cilët vuajnë gjithashtu pasojat e djegies së plehrave në lumin e Tërkuzës.
Mziu nuk ka pranuar prezencën e tyre në takim dhe për pasojë takimi ka dështuar.
Ora 12:00 Përfaqësues të protestuesve futen në takimin me Mziun

Ora 11:30 Mziu: Qeveria s'na jep leje për vend-depozitimin në Valias
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka pranuar gjatë një konference për mediat, situatën kritike të trajtimit të mbetjeve urbane pranë lumit të Tërkuzës.
Ai shmangu përgjegjësinë nga Bashkia e Kamzës, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk i ka dhënë leje për depozitimin e mbetjeve në zonën e Valiasit. Sipas Mziut, protestën para bashkisë e organizuan përfaqësues të PS, me të cilëve ai veçoi Beqir Bojën, kryetar i PS për zonën e Zall Herrit.
"Ky është një shqetësim i zakonshëm për Bashkinë, i përhershëm. Jo vetëm bashkiak e Kamzës, por 90% e bashkive të vendit kanë trajtim primitiv të mbetjeve urbane, pasi mungojnë landfill-et. Bashkia ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për ndërtimin e një landfill-i.
Problemi i shkaktuar ditët e fundit, është për shkak të zjarrit në depozitimin e mbetjeve. Zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë duhen gjetur autorët. Së dyti, është një problem i cili me të drejtë, banorë që janë pranë këtij vend-depozitimi janë irrituar dhe po protestojnë. Zona ku hidhen mbetjet ka qenë një zonë e papopulluar vite më parë. Ne kemi kërkuar gjendjen e një zgjidhje dhe në planin urbanistik të qytetit ne kemi gjetur një vend tjetër, e cila është një pronë publike në zonën e Valiasit, për ndërtimin e landfill-it dhe trajtimin e mbetjeve. Zona ku ne hedhim sot mbetjet, është një zonë e licencuar e firmosur nga Ministria e Mjedisit që i përket gushtit të vitit të kaluar. Pra, vend-depozitimi është konform miratimit ligjor.
Por më pas kemi një vendim tjetër nga Ministria e Mjedisit që nuk na jep lejen mjedisore.
I bëj apel qeverisë për të gjetur zgjidhje për ngritjen e një landfilli dhe dhënien e lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane. Jemi përpara një situate kritike e cila kërkon zgjidhje emergjente dhe zgjidhja është miratimi i lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve në zonën e Alliasit", tha ai.
"Zgjidhja është shfrytëzimi i vend-depozitimit në Valias", vijoi Mziu.
VIDEO/Konferenca per shtyp e Xhelal Mziut
I pyetur se pse nuk pranoi të takojë protuestuesit, Mziu tha se ka vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar tarifën e pastrimit.
"Unë kam kërkuar një takim qytetarët e Kamzës dhe jo anëtarët e PS të Zall Herrit për të protestuar për problematika të qytetit tonë. Mjafton të plotësojnë dy kushte, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Të tjetër të takojnë Erion Velinë. Kjo është një protestë e cila po menaxhohet nga persona të tjerë, por unë i jap të drejtë banorëve që janë banorë të kësaj lagje e cila është kthyer në problematike", u shpreh Mziu.

Ora 10:37 Banorët zhbllokojnë rrugën kryesore
Është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës kryesore në Kamëz, të cilët banorët e bllokuan në shenjë proteste ndaj Bashkisë së Kamzës.
Ora 10:20 Banorët dalin nga ambientet e bashkisë dhe bllokojnë rrugën
Banorët e Kamzës të cilët priteshin të zhvillonin një takim me kreun e Bashkisë së Kamzës, kanë dal nga ambientet e bashkisë të revoltuar për shkak të kushtit të vendosur nga kreu i bashkisë që personat që do të ishin në takim duhet të kishin paguar taksat.
Qytetarët kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve deri në momentin që do të priten në takim nga kreu i bashkisë Xhelal Mziu.
Sazan Guri: Banorët kanë të drejtë, ata janë populli, populli ka gjithmonë të drejtë. Janë në kushte zjarri, ne ju drejtuam me komunikim direkt kryetarit që vijmë për një zgjidhje pozitive që të bëhemi palë të gjejmë një zgjidhje.
Ora 10:15 Protestuesit hyjnë në ambientet e Bashkisë, Mziu nuk i pret
Protestuesit kanë hyrë në hollin e Bashkisë Kamëz, por janë penguar nga punonjës të Policisë Bashkiake.
Xhelal Mziu nuk ka denjuar t'i presë banorët e bashkisë së drejtuar prej tij. Autoritetet e Bashkisë kanë përdorur si argument moslejimin e banorëve se s'kanë paguar taksat.
Ora 10:10 Sazan Guri: Të shpallet zonë emergjence

Ora 10:00 Banorët e Kamzës në protestë për mbetjet
VIDEO/Protesta e banorëve të Kamzës para bashkisë
/Shqiptarja.com

VIDEO