"Mbetjet", PD: Agjencia e Ramës
shkel ligjin, shkelen konventat

shkel ligjin, shkelen konventat">
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi  tha se Agjencia Kombëtare e Mjedisit prej 3 vitesh ka shkelur ligje dhe konventa ndërkombëtare.

Sipas tij, me këtë institucion Rama përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se do ti garantojë  për importin e mbetjeve ndërsa është në shkelje me ligjet e biodiversitetit dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi 
Edi Rama rreket t’u mbushë mendjen shqiptareve se Agjensia Kombetare e Mjedisit (AKM) do na garantoje për importin e mbetjeve, pasi ajo ka rritur kapacitetet e perralla të tjera.
Por kjo Agjensi del se ka shkelur brutalisht disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përgjate 3 viteve te fundit.
Shoqata e Gazetareve për Drejtesi (në një raport të financuar nga Ambasada Amerikane) ka vlerësuar lejet mjedisore të dhëna për ndërtim HEC-esh nga Janar 2014 deri në Qershor 2016, ku është zbuluar se për 38 HEC-e (nga 43 në total), miratimi është dhënë pa kryer fare Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të tyre!
Të dhënat që mungojnë përfshijne gjatësine e lejuar e devijimit të lumit, ndërkohë që asnjëri nuk përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar.
Pra, Agjensia që sipas Ramës do na mbroje nga mbetjet e rrezikshme po shkel ligjet e biodiversitetit dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore, si edhe disa Konventa ndërkombëtare, si ajo e Bernës dhe e Bonit, të dyja të nënshkruara nga Shqipëria.
Ironia shtohet kur mendon që në 2014, Aleanca e Plehrave futi duart dhe ndryshoi ligjin për lejet mjedisore të hartuar nga BE, vec për të detyruar edhe dyqanet e vogla te lagjeve të banimit të marrin leje mjedisore pas kryerjes se detyrueshme të vlerësimit mjedisor.
Këtu kam nje proces-verbal të nënshkruar nga zuzaret e qeverisë që terrorizojne nje fast-food vec 6m2 me 5 milione lekë gjobe nëse nuk do paguaje për vlerësim dhe leje mjedisore tek sekseret e qeverise.
Pra, Aleanca e Plehrave jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore!
Rilindasit janë sulur nëpër dyqane dhe biznese si hiena per rryshfete, duke keqperdorur ligjin e lejeve mjedisore.
Te gjitha këto janë kriminale.
Partia Demokratike:
Denoncon shkeljet flagrante te ligjeve dhe konventave mjedisore nga qeveria per miratimin e HEC-eve pa VNM.
I ben thirrje prokurorise të hetoje për këto shkelje.
Kërkon studime të thelluara për ndikimet mjedisore të cdo ndërhyrje madhore në mjedis.
Shqipëria do jetë me mirë pa Aleancen e Plehrave.
Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri