Mbeturina nga fusha në lagunë! Ndotet masivisht bregdeti i Kunës (VIDEO)

Bregdeti i Kunës në Shëngjin prej ditësh është ndotur masivisht. Brezi i rërës është mbuluar nga algat në një gjatësi të konsiderueshme. Ndotja ka ardhur nga hapja e kanalit që bashkon lagunën me detin, ndërsa një situate e ngjashme u përsërit dhe një vit më parë. Sipas administratorit të Shëngjinit Gjok Deda për të eliminuar ndotjen duhet që ujërat e lagunave të lidhen me detin nëpërmjet lumit Drin.

"Ndodhemi po në të njëjtën situatë dhe do të vazhdojë kjo situatë.  Në asnjë vend nuk di që hidrovori t'i marrë mbeturinat nga fusha dhe t'i hedhin drejt e në lagunë. Hidrovori i Fushë-Shëngjinit  mbledh ujërat e të gjithë pellgut aty dhe i derdh në lagunë.  Deti komunikon nëpërmjet grykës së Borzhanit me lagunën dhe rrjedhimisht këto alga dalin në det. Hidrovorin s'e lëvizim dot brenda një dite por kemi mundësi që ujërat e lagunës të lidhen me detin nëpërmjet Lumit Drin", tha Deda.

Në këtë situatë zona e Kunës në Shëngjin nuk po frekuentohet nga pushuesit, pasi ndotja është në nivele alarmante dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë që kjo situatë e cila po përsëritet prej dy vitesh po jep ndikim mjaft negativ për turizmin dhe bizneset në këtë zonë e cila ka qenë mjaft e frekuentuar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI