Qese, bidona plastike, mbetje shtepiake, xhama te thyer e mbeturina ndertimi, jane hedhur kudo pergjate brigjeve te lumit Mat. Pamjet qe po shihni ne ekran jane xhiruar në aksin rrugor Lezhe-Rubik, pranë fshatit Pllanë.

Krahas pamjes aspak normale, djegia e tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit…

Hedhja e mbetjeve, sipas banorëve, ndodh kryesisht gjatë orëve të natës. Ata kërkojnë më shumë vigjilencë dhe prani të institucioneve në këtë zonë, me qëllim parandalimin e ndotjes dhe identifikimin e autoreve.

Bashkia Lezhë thotë se është në dijeni të problematikës, ndërsa e konsideron të vështirë monitorimin pasi nuk ka kamera ne rruge. Megjithatë premton se do pastrohen brigjet e lumit dhe personat që kapen duke hedhur plehra do të përballen me gjoba, madje dhe ndjekje penale.

Hedhja e mbetjeve në brigjet e lumit Mat, si në pjesën e Lezhës ashtu edhe në atë të Kurbinit, vijon të mbetet një problem shqetësues prej vitesh. Përveç ndotjes së mjedisit, situata rëndohet edhe më tej nga djegia e vazhdueshme e tyre.

Lajm në përditësim…