Fshati Shtyllë që lidh Panaritin me Korçën ka mbi 1 metër borë.

Në videon e Report Tv shihen makina që tentojnë të hapin rrugën.

Trashënia e borës është shumë e madhe dhe pavarësisht tentativës së banorëve për të hapur rrugën, ka qenë e pamundur.

Rajoni i Korçës është përfshirë nga një i ftohtë i acartë mprej disa ditësh dhe nuk kanë munguar as reshjet e dendura të dëborës.