Mbi 1 mln të infektuar me COVID-19 në Gjermani, mjekja: Shtretërit në spitale janë të zënë, po shkojmë në kolaps (VIDEO)

TIRANË- Sistemi shëndetësor në Gjermani po shkon drejt kolapsit, pasi të gjitha kapacitetet e shtretërve janë të rezauruara nga pacientë të infektuar me COVID-19.  Gjatë një lidhje live për Report Tv, mjekja e urgjencës dhe psikoterapistja, Aurora Meta Dollenerg tha se duhet të shmangim sa më shumë grumbullimet gjatë festave të fundvitit, pasi mund të shkojmë edhe drejt një vale të tretë të koronavirusit.

“Janë shqetësuese pasi ne nuk ishim të përgatitur për një numër kaq të lartë të infektimeve. Fatkeqësisht kemi arritur në rezaurim të shtretërve ën spitale, ndërsa shtretërit e ranimacionit janë pothuajse të mbushur. Ne po japim shenjat e para të alarmit. Ne kishim një parashikim se do të kishte një valë të dytë tani që u ftoh dhe koha. Pushimet e verës e bënë efektin e tyre negative. Kemi pasur çdo ditë një numër mesatarisht 20 mijë të infektuarish. Kemi dhe pika ku infeksioni shpërthen në mënyrë masive. Është bllokuar komplet jeta publike. Masat janë më të ashpra se në fillim të pandemisë. Në ambientet publike mbahet maska. Gjithashtu edhe respektimi i distancës. Nuk ka qenë asnjëherë një masë e tillë ekstreme. Para 2 ditësh zonja Marke na lajmëroi se masat e izolimit nuk do të lehtësohen. Nëse bëjmë një lëshim në këto moment.  pasojat mund të jenë shumë herë më të rënda se kjo valë e dytë. Për sa i përket krishtlindjeve, pazaret nuk do të zhvillohet. Takimet familjare do të jenë maksimal 10 persona. Kapacitetet e shtretërve janë të rezaurura. Para 2 muajsh kishim 25% shtretër të lire, kurse tani nuk kemi. Mund të shkojmë dhe në kolaps edhe sistemi jonë që ka qenë shumë i fortë”, tha mjekja e urgjencës dhe psikoterapistja, Aurora Meta Dollenerg.

Për sa i përket vaksinës, Dollenerg dha lajmin e mirë se në dhjetor pritet që ajo të shpërndahet në spitale, ndërsa në janar të vitit 2021 t'i vihet në dispozicion popullatës. 

“Në fund të muajit dhjetor kemi shpresën për vaksinën. Vaksinën e disponojmë. Transporti e ka penalizuar shpërndarjen. Do fillohet në spitale dhe mendojmë se në janar të 2021 do bëhet pasivisht në popullatë”, tregoi mjekja shqiptare.

Dollenerg foli edhe për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Ajo tha se numri i të infektuarve dhe vdekjeve në proporcion me popullatën këtu është mjaft i lartë dhe masat e marra janë mjaft të nevojshme. Ndërsa kërkoi që edhe gjatë festave të jemi rigoris kundrejt rregullave anti-COVID.

“Numri i të prekurve është goxha i  lartë në Shqipëri. Është një shifër kritike. Masat janë të nevojshme dhe të logjikshme. Duhet të jemi më të fortë. Edhe gjatë periudhës së festive të jemi rigoroz. Përpara të vendoset shëndeti. Për fatin e keq nga shifrat që marrim çdo ditë për Shqipërinë është goxha i lartë. Rreziku është i lartë. Duhet të tregohemi strikt dhe rigoroz”, përfundoi Dollenerg.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mando: 27/11/2020 21:23

    Nuk e di se ne cfare Bundesland kjo doktorja jeton, por keto jane perralla. Vetem 14% e shtrereve ne gjithe Gjermanine jane te mbushur me covid 19 te semure...mos genjeni dhe mos beni fake news, se keni 1 vit qe genjeni gjithe boten

    Përgjigju
  • Toni: 27/11/2020 21:11

    Mos e merrni më në intervistë këtë Fake doktoreshë. Kjo vetëm gënjeshtra thotë. Nuk ka më skandal. Ajo është e sëmurë mendore. Nuk e di kush e paguan për budallallëqet që thotë.

    Përgjigju
  • altin: 27/11/2020 16:22

    po pse moj vajze nga katundet thoje qe ska nevoje se ne gjermani sperdoren maskat, po pse moj the qe ne jemi budallenj e te varfer. po ne e dime qe sjemi gjermane. mendje katundaresh te cuar ne gjermani.

    Përgjigju
  • Dr Deutschland: 27/11/2020 16:17

    Ärztin nuk paska punë tjetër në Praxis (Wolfenbüttel) që ngeli duke dhënë intervista të rreme, nr i të infektuarve ka ditë që qëndron te 15 16 mijë në ditë dhe jo 20 mijë sa e thot kjo, po ashtu numëri i shtretërve në terapi intensive nuk është ezuaruar aspak, në dispozicion janë akoma rreth 7500 8000 shtretër..

    Përgjigju
  • Lavdosh: 27/11/2020 15:39

    Kjo zonja flet me "ne", dmth ne emer te Gjermanise. ?Gallaten shqiptare e kane shperndare kudo ne bote. Cdo person eshte i lejuar te beje komente ose te japi mendimin e tij personal, por nuk mund te flasi dhe komentoje ne emer te te tjereve. Thjesht kjo nuk ka autorizim te flasi me "ne" ne emer te autotirteteve perkatese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata