'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me homologen çeke, Marketa Pekarova Adamova me të cilën kanë mbajtur dhe një deklaratë të përbashkët për mediat.

Spiropali ka treguar çështjet që kanë qenë në fokus të diskutimit mes tyre, përfshirë urgjencën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

“Kanë dëshmuar angazhimin e tyre për të promovuar stabilitet. Shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit. Presim mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet në Tirnaë në 2025 për të treguar angazhimin e përbashkët. Diskutuam mënyrat për potencial të mëtejshëm. Këto partneritete për ndërtimin e të ardhmes. Diskutimet shkuan dhe më tej. Theksuam urgjencën e integrimit euro-atlantik të Kosovës duke mbështetur dialogun e Kosovës dhe Serbisë. Rikonfirmuam vizionin për të ardhmen e RMV-së. Ky vizion shtrihet dhe më gjerë. Theksuam mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus” , ka thënë Spiropali. 

Ndërkohë Marketa Adamova gjatë fjlaës së saj ka theksuar marrëdhëniet tregtare mes 2 vendeve si dhe fushën e turizmit teksa ka shtuar se janë mbi 100 mijë çekë që po vijnë në Shqipëri.

“Vizita ime e parë në vendin tuaj të bukur. Ka qenë dëshira ime ta bëj këtë vizitë që nga momenti që jam bërë kryetare e Dhomës së Deputetëve. Vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju për çështje të sigurisë në Evropë. Marrëdhëniet mes Çekisë dhe Shqipërisë janë të fuqishme. Marrëdhëniet tona tregtare, diçka për të cilën jemi krenarë. Turizmi po lulëzon në marrëdhëniet mes 2 vendeve tona. Janë mbi 100 mijë çekë që po vijnë për turizëm në Shqipëri. Do të punojmë dhe më shumë në këtë fushë. Bashkëpunimi ynë i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në BE” , shprehet Marketa Adamova.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja