Mbi 100 mijë dokumente identifikimi për shtetas të Kosovës, janë lëshuar nga jashtë
PRISHTINE, 24 Maj/ATSH/-Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, mund të nxjerrin pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente të tjera personale të Kosovës edhe aty ku jetojnë. Pakoja e shërbimeve në misionet diplomatike dhe konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme përfshin shumicën e shërbimeve që institucionet ua ofrojnë qytetarëve brenda vendit, të […]
/ATSH/-Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, mund të nxjerrin pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente të tjera personale të Kosovës edhe aty ku jetojnë.
Pakoja e shërbimeve në misionet diplomatike dhe konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme përfshin shumicën e shërbimeve që institucionet ua ofrojnë qytetarëve brenda vendit, të cilat shtetasit kosovarë mund t'i marrin ato çdo kund ku ka shërbime konsullore dhe diplomatike të Kosovës.
Aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim biometrik, me pasaportë, pastaj edhe aplikimi për fitim dhe lirim të shtetësisë, për regjistrimin e fakteve të lindjes, lëshimi i vërtetimeve kosovare të çfarëdo lloji dhe fletudhëtimet për kthim, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mund të bëhet pothuajse çdo kund ku Republika e Kosovës i ka përfaqësitë e saj konsullore dhe diplomatike.
Drejtori i Zyrës për Informim në Ministrinë e Jashtme, Artan Behrami, thotë për KosovaPress, se shumicën e këtyre shërbimeve i ofrojnë që nga viti 2011, por që disa prej konsullatave për shkak të stafit të vogël dhe çështjeve teknike ende nuk mund ta ofrojnë pakon e plotë të shërbimeve.
"Prej vitit 2011 dhe deri në prill të vitit 2015, përfaqësitë tona konsullore dhe diplomatike jashtë vendit iu kanë shërbyer qindra e mijëra shtetasve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, kemi lëshuar 103,594 dokumente të identifikimit të Kosovës, pasaporta dhe letërnjoftime, për shtetasit e Kosovës nga misionet tona", thotë Behrami.
Ndryshe, në vitin 2011, 29 misione konsullore dhe diplomatike të Kosovës kanë lëshuar gjithsej 5,538 pasaporta dhe 4,922 letërnjoftime për shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Në vitin 2012, kanë lëshuar 18,663 pasaporta dhe 11,208 letërnjoftime. Në vitin 2013, 24,500 pasaporta dhe 1,244 letërnjoftime, kurse në vitin 2014, 19,540 pasaporta dhe 8,539 letërnjoftime.
Ndërkaq, gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës, kanë lëshuar 6,341 pasaporta dhe 3,099 letërnjoftime për shtetasit e Kosovës në shtete të ndryshme të botës, aty ku ata jetojnë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.1%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30