Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka identifikuar bajame të kontaminuara me acid hidrocianik që kanë hyrë në Shqipëri nga Spanja. Acidi hidrocianik, i gjetur te produkti me emër “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE”, është lëndë që përbën rrezik për shëndetin e njeriut.
Sipas njoftimit, 1100 kilogramë bajame të importuara nga dy subjekte, tashmë janë shitur te konsumatori. Ndërsa një subjekt i tretë, i cili kishte importuar 100 kilogramë, ka shitur tashmë 58 kilogramë, ndërsa 42 prej tyre janë bllokuar dhe do të asgjësohen.
AKU bën thirrje që konsumatorët që kanë blerë produktin ta kthejnë në pikat ku e kanë blerë.
Njoftimi
Në vijim të njoftimit të kategorisë, ALERT me temë: “Prani e acidit hidrocianik (HCN) mbi vlerën e lejuar në bajame me origjinë nga Spanja”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed).
Të dhënat e produktit:
Lloji i produktit: Ushqim
Kategoria e produktit: fruta të thata
Emri i produktit në etiketë: BLANCHED ALMOND EXTRA FINE (bajame)
LOT: LO12200001
Datë skadence: 22/10/2026
Operatori eksportues: Dryfo Menexopoulos Bros SA
Operatori importues në Shqipëri:
ALBANIA SMART DISTRIBUTION
N.N SHPK
ALTA GROUP
Nga verifikimi i kryer në këto subjekte rezulton se sasia e e importuar prej 1100 kg nga subjektet “Albanian Smart Distribution” dhe “N.N” kanë rezultuar të shitura tek konsumatori fundor.
Ndërsa nga sasia prej 100 kg e importuar nga subjekti “ALTA GROUP” janë 42 kg, bllokuar me destinacion asgjësimin e tij, dhe sasia prej 58 kg ishte shitur tek konsumatori fundor.
AKU i bën thirrje konsumatorëve që në rast se e kanë gjendje këtë produkt, ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë.
Komente








