Foto ilustruese
Lufta në Lindjen e Mesme po godet fort edhe trafikun ajror. Mbi 12.300 fluturime janë anuluar në mbarë botën, ndërsa kompanitë ajrore po pezullojnë linjat drejt disa prej nyjeve kryesore si Dubai dhe Doha. Të dhënat raportohen nga Bloomberg, duke iu referuar platformës Flightradar24.
KLM ka ndalur fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi për pjesën e mbetur të sezonit dimëror, si edhe drejt Riadit, Damamit dhe Dubait deri më 9 mars. British Airways ka anuluar fluturimet për Amanin, Abu Dhabin, Bahreinin, Dubain, Dohan dhe Tel Avivin. Edhe grupi Lufthansa ka pezulluar linjat për Tel Aviv, Bejrut, Aman, Erbil, Damam dhe Teheran deri më 8 mars, ndërsa ka shmangur hapësirën ajrore mbi disa vende të rajonit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani kërcënon Europën: Çdo aksion ushtarak do ishte akt lufte! Sulmi ndaj ambasadës amerikane në Riad, Trump: Tani duan bisedime, por është tepër vonë











