Mbi 180 mësues në Korçë e Maliq ende pa marrë pagat, kreu i Sindikatës: Dje e mora vesh, më thanë ngri zërin se kemi fëmijët pa bukë! Kishin frikë ta bënin publike

KORÇË- Mbi 100 mësues në Korçe dhe rreth 80 mësues në Maliq nuk kanë marrë ende pagat e muajit që kaloi.

Ky problem është ngritur sot nga kryetari i Sindikatës Korçë i cili thotë se është hera e parë që ndodh në qarkun e Korçës por që ai vetë nuk ka qenë i informuar mbi këtë problem.

Ai thotë ndër të tjera se mësuesit nuk kanë reaguar nga frika por sot ai këtë shqetësim të tyre do ta cojë deri në fund pasi ka mësues që ekonomia e tyre familjare varet vetëm nga kjo rrogë.

“Është diçka që jo vetëm mësues të Maliqit dhe Korçës ndodh. Ka edhe në rrethe të tjera. Nga kontaktet që kam bërë, në këto momente kam marrë ‘ok’ që brenda ditës së sotme do ta kenë në dorë, do ta kenë në bankë. Unë dje e mora vesh, ndërkohë janë 9 ditë me vonesë. Mësuesit kishin frikë ta ngrinin në media.”- tha ai.

Sipas kryetarit të sindikatës Leonard Trebicka ngërçi është tek thesari, është ai që po i vonon pagat.

“Mesa mora vesh kishte një ngërç me Thesarin. Më kanë marrë mësues që prej ditës së djeshme deri sot në telefon duke më thënë që të ngre zërin se kanë fëmijët pa bukë.”- tha kreu i Sindikatës.

Për këtë problem në një komunikim telefonik Viniola Rota drejtoresha e DAR Korçës ka bërë të ditur se vonesat janë për shkak të indeksimit dhe mos çeljes së thesarit megjithëse gjatë këtyre ditëve ka marrë kontakt të vazhdueshëm me ministrinë për të zgjidhur problemin.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Armand Braho.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2023 02:54

    Per rrogat e deputeteve dhe zyrtareve te larte cuditerisht nuk ka asnjehere /ngerce thesari/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin