Policia ka vazhduar zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018” për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor. Në kuadër të këtij operacioni, policia Rrugore e kryeqytetit konstatoi në: 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

U tërhoqën 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh, 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u morën 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.