Mbi 200 të vrarë gjatë natës nga bombardimet në Gazën veriore

Mbi 200 të vrarë gjatë natës nga bombardimet në Gazën veriore

Bombardimet gjatë natës

1699263153_jhdw.jpg

Bombardimet gjatë natës në Gaza

Të paktën 200 njerëz u vranë gjatë natës nga bombardimet intensive izraelite në Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke shtuar se numri i të dhënave ka të bëjë vetëm me qytetin e Gazës dhe pjesën veriore të enklavës. 

Hamasi thotë se Izraeli ka nisur një valë të re bombardimesh "të rëndësishme", duke injoruar thirrjet për një armëpushim nga agjencitë humanitare të Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë dënuar rritjen e vdekjeve civile në konfliktin njëmujor. 

Në përgjithësi, viktimat e raportuara nga organizata janë 9,770, afërsisht dy të tretat e të cilëve janë gra dhe fëmijë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë