Tërmeti në Marok, rreth 2700 të vdekur! Rabati 'shuplakë' Parisit, nuk pranon ndihmën franceze, banorët gërmojnë me duar nën rrënoja

Marok, ekipet e emergjencave vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që ra të shtunën e 9 shtatorit 2023. BBC raporton se 2,681 njerëz kanë vdekur nga tërmeti, më vdekjeprurësi në vend në 60 vjet.

Ushtria dhe punonjësit e ndihmave po shpërndajnë ushqime dhe ujë në zonat e thella malore, zonat më të dëmtuara nga tërmeti, ndërkohë ekipe të huaja shpëtimi ndodhen në Marok për të dhënë ndihmën e tyre. Kjo ndihmë është shumë e nevojshme, pasi çdo orë që kalon zvogëlohen shanset për të gjetur të mbijetuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga fatkeqësia.

Franca ofroi 5 mln euro ndihma për banorët e Marokut, por Ministria e brendshme marokene  nuk e pranoi pavarësisht ripërsëritjes së apelit të presidentit Emmanuel Macron. Të gjithë jemi të tronditur nga tërmeti i tmerrshëm në Marok. Franca është e gatshme të ndihmojë me ndihmën e parë", tha kreu i shtetit nga G20 në Indi. Por deri më tani Ministria e Brendshme marokene ka sqaruar në një deklaratë se ka pranuar vetëm ndihmën e ofruar nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet e Marokut arsyetojnë vendimin e tij me "vlerësimin e saktë" të nevojave dhe "duke marrë parasysh se mungesa e koordinimit në situata të tilla mund të jetë kundërproduktive".

Një aktivist në zonat malore duke folur për mediat e huajta thotë se situata është katastrofike. Shtëpitë me tulla balte kanë varrosur njerëzit dhe strukturat e paqëndrueshme të tyre kanë shkaktuar më shumë viktima. Banorët e fshatrave të izoluar në majat e maleve të Atlasit nuk kanë as ujë as ushqim, as energji. Ndërsa vetë banorët kanë nisur të pastrojnë rrugët nga inertet dhe të krijojnë kalime.

Video të panumërta të tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun  janë shfaqur në 24 orët e fundit, duke dokumentuar shkallën e rëndë të tragjedisë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja. Shumë banorë flenë në rrugët e Marrakeshit të frikësuar për tu rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lëkundjet.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 km në jugperëndim të Marakeshit, një qytet që njihet për xhamitë dhe ndërtesat mesjetare dhe tërheq shumë turistë.

Maroku ka shpallur tre ditë zie dhe Mbreti Mohammed VI bëri thirrje që të dielën të mbahen lutje për të vdekurit në xhamitë e të gjithë vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Rritet numri i viktimave shkon në 2500! Macron ofon 5 mln €, Maroku s’pranon ndihmën franceze

1694435779_maro.jpg

Numri i viktimave nga tërmeti i Marokut me magnitudë 6.8 ballë ka arritur në 2500, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme. Franca ofroi 5 mln euro ndihma për banorët e Marokut, por Ministria e brendshme marokene thotë se ka pranuar vetëm ndihmën e ofruar nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në përgjigje të tërmetit.

Ekipet e shpëtimit të mbërritura edhe nga Spanja, Katari, Britania dhe Emiratet e Bashkura po nxitojnë në operacionet e kërkim shpëtimit për njerëzit e gjallë nën rrënoja.  

Një aktivist në zonat malore është shprehur se situata është katastrofike dhe strukturat e paqëndrueshme të shtëpive kanë shkaktuar edhe më shumë viktima.

Banorët e fshatrave të izoluar në majat e maleve të Atlasit kanë mbetur pa ujë, pa ushqim dhe pa energji. Shumë banorë flenë në rrugët e Marrakeshit të frikësuar. Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit duke shkatërruar totalisht ultësirën e vargmalit. 

Ora 12:58
Marok/ Dasma u ndërpre nga tërmeti, muzikantët ikin me vrap (VIDEO)

 

Maroku prej dy ditësh tashmë po përballet me pasojat e tërmetit të fuqishëm i cili ishte 6.8 ballë, ku shkatërroi gjithçka dhe u mori jetën 2100 personave.

Së fundmi, një video po qarkullon në mediat sociale ku tërmeti ndërpreu këngëtarin teksa po këndonte në një dasmë, raporton BBC.

Muzikantët dhe këngëtari u larguan nga skena me vrap menjëherë sapo nisi tërmeti. Të tjerë dasmorë dëgjohen duke bërtitur.

Ora 10:48
Ende pa një emër, lindi disa orë para tërmetit, nëna dhe foshnja mbesin rrugëve të Marokut

1694422107_maroktermet.jpg

Një nënë ka sjellur në jetë foshnjen e saj vetëm pak minuta para se tërmeti i fuqishëm të trondiste Marokun.

Pas lindjes Hatixhes i’u kërkua të largohej nga materniteti vetëm 3 orë pas lindjes për shkak se ndërtesa u evakua, raporton BBC.

“Ata na thanë se duhej të shkonim për shkak të frikës nga pasgoditjet”, tha ajo.

Foshnja e Hatixhes nuk ka ende një emër, por shtëpia e saj e parë është një tendë buzë rrugës.

Me të porsalindurin e tyre, Khadija dhe burri i saj morën një taksi për të shkuar në shtëpinë e tyre në Taddart në malet e Atlasit.

Por gjatë rrugës ata shikuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe arritën vetëm deri në fshatin Asni.

Që prej asaj kohe familja jeton në një tendë buzë rrugës kryesore.

“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga autoritetet. Ne i kemi kërkuar disa njerëzve në këtë fshat batanije që të kemi diçka për të na mbuluar. Ne kemi vetëm Zotin, tha Hatixhe.

Ora 09:22
Tërmet në Marok/ Banorët gërmojnë me duar rrënojat në zonat e thella, nxirren 40 trupa

1694417113_kjedf.jpg

Shumë njerëz të prekur nga tërmeti kanë kaluar natën e tretë jashtë dhe rrënojat e banesave janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.

Disa nga fshatrat janë zhdukur plotësisht, po ashtu edhe në fshatin Moulay Brahim shumë shtëpi janë shkatërruar.

Një burrë i cili jeton së bashku me bashkëshorten e tij në një rulotë, tha se së bashku me banorët vendas kanë gërmuar me duar nëpër rrënoja të cilët kanë nxjerrur 40 trupa.

Problemi më i madh ishte transporti, për shkak se për të arritur në atë fshat njëra rrugë ishte plotësisht e bllokuar.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri