Mbi 3 mijë flamingo 'pushojnë' në bregdetin e Pishporos në Fier, dhurojnë spektakël për vizitorët! Përgjegjësi i Zonave të Mbrojtura: Kanë ushqim të bollshëm prandaj kanë ardhur këtu

Prej tre vitesh flamingot dhurojnë spektakël për vizitorët që zgjedhin bregdetin e Pishporos. Bregdeti në derdhje të Vjosës është  tashmë vendi i pushimit për flamingot që kanë gjetur habitatatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit. Përgjegjësi i  Monitorimit për Zonat e Mbrojtura Fation Prençi është shprehur se prej gati një muaj një koloni prej 2500-3000 flamingo kanë gjetur habitatin e tyre ne bregdetin e Pishporos. Shtegtimi i tyre ndodh në këtë periudhë dhe zgjat deri në shtator.

"Prej tre vjetësh kemi prezencë të kolonisë së Flamingove në rezervatin natyror të menaxhuar të Bishporos. Qetësia që është krijuar në këtë zonë rezevat natyror të menaxhuar ka bërë të mundur që shpendët e bukur dhe lozonjarë të shfaqin manovra me elegancën e tyre në këtë rezervat. Kolonia e vjetshme ka qenë diku deri në 2500-3000 flamingo. Ushqimi që gjendet ka bërë të mundur që të frekuentohet nga flamingot. Flamingot ushqehen me një lloj larve që hyn nga deti në lumin Vjosë dhe nga vërshimi ose përmbytja gjatë dimrit ngelet në këto ligatina", u shpreh përgjegjësi i Zonave të Mbrojtura.

Këta shpend të bukur me pupla ngjyrë rozë kanë tërhequr edhe vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendas dhe të huaj. Flamingot dhurojnë një spektakël ngjyrash kur ngrihen në fluturim por edhe ne formacionet e tyre si dhe në lëvizjen e krahëve. Ata janë kthyer në një atraksion për turizmin. Karakteristikë e tyre janë lëvizjet e trupit dhe të kokës që e sinkronizuar në grup përngjajnë me një vallëzim.

Roja i Zonave të Mbrojtura, Shpëtim Përri është shprehur se në këtë zonë që është habitati i flamingove ka një ushqim të bollshëm me një lloj lavre. Kjo është edhe arsyeja që flamingot kanë gjetur habitatin në këtë zonë.

"Ka një qetësi që ëhstë krijuar që edhe Flamingot vjnë edhe i përshtatet terrenit. Plus ushqimi që ka ëshët një larve edhe rri shumohet aty edhe ushqetehet. Falmingot gjatë sezonit vijnë nga 1500 deri në 3000, tani për momentin mund të jetë tek 1200-1300. Qëndrojnë nga kjo periudhë tani deri më 30 shtator duke ardhur vazhdimisht shumohet edhe numri i tyre. Flamingot ditën rrinë aty, kurse për fjetje kalojnë në zonën e Vlorës në vaskat e kripura", u shpreh roja i Zonave të Mbrojtura.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja