Interesi i fermerëve për skemën e kompensimit 10% të TVSH-së përmes autofaturës vijon të rritet. Deri më 4 gusht 2026 janë regjistruar 3,202 aplikime, ndërsa vlera totale e kompensimit ka arritur në 7.8 milionë euro.
Aplikimet kanë nisur më 1 korrik dhe fermerët mund të paraqesin kërkesën deri më 31 dhjetor 2026 për autofaturat e lëshuara nga përpunuesit apo grumbulluesit gjatë periudhës janar-qershor 2026. Procesi kryhet online, përmes sistemit e-Filing.
Për të përfituar nga skema, fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT dhe të identifikojë në sistem autofaturat e periudhës janar-qershor. Pasi përzgjidhen autofaturat, sistemi llogarit automatikisht shumën totale të tyre, si edhe vlerën e kompensimit 10% që i takon fermerit.
Sipas Tatimeve, fermerët që nuk kanë aplikuar ende mund ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.











Komente
Komento