Mbi 30 fshatra në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike prej ditësh! OSSH sqaron situatën

Mbi 30 fshatra në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike prej ditësh! OSSH sqaron situatën

Bulqizë, shtyllë elektrike e dëmtuar

Reshjet e borës në këtë fund marsi sollën probleme në disa qytete të vendit në veri, me shkëputjen e energjisë elektrike.

Tre ditë pas stuhisë së borës, rreth 11 mijë banorë janë pa energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon në  qarkun e Dibrës, rrethi Bulqizë, njësia administrative Gjoricë me 7 fshatra; njësia administrative Ostren, 12 fshatra; njësia administrative Shupenz me 10 fshatra dhe tre fshatra të njësisë administrative Zerqan.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar për mediat Operatori i Sistemit të Shpërndarjes thotë se janë eleminuar 87 % e avarive në rajonin e Burrelit, ndërkohë që në Bulqizë është vetëm një fider me defekt.

‘Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat në rrjetin e shpërndarjes të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej datës 22 mars.

Me marrjen e informacionit për ndryshim të kushteve klimatike, OSSH në bazë të planit të masave organizative që ka të bëjë me shëndetin e sigurinë, ka njoftuar 72 orë përpara  11 rajonet e saj në vend për të  organizuar punën në terren me qëllim elimiminin e  defekteve në kohë sa më të shpejtë.

Nisur me problematikën në një prej rajoneve, Bulqizë,  ky rajon ishte ndër më të prekurit nga defektet që në orët e para të mëngjesit të datës 22 mars si pasojë e reshjeve të borës dhe stuhisë së erës ku u raportuan defekte në linjën e tensionit të mesëm e të ulët kryesisht në zonat rurale dhe rurale të thella.

Nisur dhe nga vështirësia e punës në terren, brenda 48 orëve, megjithë vështirësitë e terrenit si pasojë e rrugëve të bllokuara nga bora, janë riparuar afro 87  % e defekteve në rajonin e Bulqizës,  Burrelit, Rrëshenit e Peshkopisë.

Në ndihmë të ekipeve të brigadave të avarisë së OSSH #Burrel, u angazhuan dhe forcat e pushtetit vendor të këtij rajoni, të cilët ndihmuan me mjetet e tyre duke zhbllokuar rrugët.

Aktualisht,  janë riparuar 350 kilometra linjë TL, TM dhe TU dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna sërish për riparimin e defekteve kryesisht në degëzime që ndodhen  në zonat e thella rurale.

Situata e furnizimit me energji elektrike është futur në dinamikën normale  dhe OSSH thekson se nuk ka asnjë problematikë në organizimin e punës së brigadave të avarisë në terren por cdo vonesë në riparimin e defekteve lidhet me vështirësitë e terrenit në të cilët janë konstatuar defektet.

Puna në terren e brigadave të avarisë vijon me intensitet për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.’- njofton OSSH.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë