Mbi 40 mijë të vdekur nga COVID-19 në Gjermani/ Angela Merkel: Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë

Mbi 40 mijë të vdekur nga COVID-19 në Gjermani/ Angela Merkel: Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë

Angela Merkel

GJERMANIA- Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, në mesazhin e saj për sa i përket koronavirusit, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë. 

Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 456 vdekje, duke e çuar numrin total të tyre mbi 40 mijë, që nga fillimi i pandemisë në te gjithë vendin, ndërkohë numri i infektimeve është mbi1,9 milionë.

Gjermania, fillimisht ka qenë një ndër shtetet të cilat janë përballur më së miri me pasojat socio-ekonomike të koronavirusit, por vala e dytë e pandemisë duket sikur ka gjetur këdo të papërgatitur.

Më datë 5 janar qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë izolimin në vend deri më datë 31 janar. Ky izolim do të konsistojë në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, ashtu edhe të shumicës së dyqaneve jo-ushqimore, bare, restorante dhe objekte kulturore me qëllim minimizimin e rasteve të reja pozitive me koronavirus.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…