/ATSH-Gjergji Mima/ - Mbi 40 parti politike kanë firmosur sot marrëveshjen e koalicionit të përbashkët të partive të majta, të cilat do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 21 qershorit.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në selinë e Partisë Socialiste, ku Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike të këtij koalicioni.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në përfundim të këtij takimi u shpreh se, kjo është një aleancë e gjerë, dhe gjithashtu emri i kandidatit për bashkinë e Tiranës do të jetë një emër gjithëpërfshirës.
"Koalicion shumë i gjerë, shumë gjithëpërfshirës. Dhe patjetër edhe për Tiranën patjetër besoj se do të jetë një emër gjithëpërfshirës. Nuk ishim për emrin, firmosëm për kolaicionin. Emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës", tha Meta.
Në këtë takim morën pjesë edhe disa parti që janë largur nga koalicioni i djathtë, si partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Aleanca Demokratike etj.
"Aleanca Demokratike shkëputet nga PD, bëri negociatën me PS duke besuar se koalicioni i majtë do bëjë një proces zgjedhor sa më të demokratik.Ne shkëputemi nga PD pasi provuam 4 vjet bashkëpunim jo të mirë me të", tha Eduard Abazi, kryetar i PAD.
Nderkaq kreu i PS 91 Petro Koçi tha se, "Opozita është e dobët përballë sfidës elektorale." Lidhur me Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushit, Koçi tha se PSD ishte aty dhe do të jenë dhe shumë parti të tjera.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA